Në Dardhë, të apasionuarit pas skive mblidhen çdo ditë dimri me dëborë, por të shtunën ishte një ditë e veçantë pasi u zhvillua kampionati i skive. Skiatorë profesionistë nga vendi, por edhe nga jashtë shtetit janë mbledhur në pistën e Dardhës për të treguar më të mriën e tyre.
“Është një vend shumë i bukur për t’u parë. Shumë njerëz provojnë të bëjnë ski dhe është një eskperiencë shumë e mirë”, thotë një turiste e huaj. Fitues u shpall Adrian Xhaxho.
Dardha e mbuluar nga dëbora po kthehet në një prej destinacioneve më të preferuara të turizmit dimëror në Shqipëri. Por, një rrugë më e mirë si dhe ambiente akomoduese më të përshtatshme janë ato çfarë i nevojiten fshatit për ta renditur atë në destinacionet më të preferuara.
/a.meta