• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dardha dhe vetitë e saj kuruese

by Java News
22/10/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dardhat ulin yndyrat në gjak, forcojnë kockat si dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit si dhe luftojnë infeksionet.Ky frutë i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese, transmeton 27.al.

Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”.

Të mirat e dardhës

Spontanisht, do të vendosej edhe dardha, në çështjen e shëndetit, krahas mollës dhe portokallit. Por ky frutë, ka edhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterolit në gjak. Dhe siç e shpjegon dhe Dr. Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat.

Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm, për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu kundra osteoporosës (sëmundje kockash) që shkaktohet nga mungesa e këtij minerali. Gjithashtu, ky mineral është i dobishëm dhe për trurin. Dardha, para ngrënies nuk duhet qëruar, pasi gjithë vitamina ndodhet ne lëkurën e saj. E freskët, është më mirë sesa një komposto, pasi tek kompostot një pjesë e vitaminave janë larguar. Kompostot përmbajnë rreth 25 % të vitaminave të frutit.

Ja pse duhet të hani dardha

Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj.

Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

Dardha konsiderohet edhe një frutë hipoalergjen, që do të thotë se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ushqimit mund të hanë dardha pa u frikësuar nga efektet anësore.

Ngrënia e tri apo më shumë porcioneve të frutave në ditë, si për shembull dardhës, mund ta ulë rrezikun prej degjenerimit makular senil, i cili është shkaku më i shpeshtë i humbjes së të parit tek të moshuarit. Kuercetina është një tjetër antioksidant që gjendet në lëvoren e dardhës, dhe ndihmon në parandalimin e kancerit deh dëmtimin e arterieve të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës. Gjithashtu një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Cornell ka zbuluar se konsumi i dardhës ndikon në parandalimin e sëmundjes Alzhejmer.

Aftësitë kuruese të dardhës

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.

Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Transgjinorja shqiptare propozon LIVE Albana Osmanin, gazetarja: Ti je qenie e bukur!

FOTOT/ Transgjinorja shqiptare propozon LIVE Albana Osmanin, gazetarja: Ti je qenie e bukur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In