Tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ i janë kundërpërgjigjur ‘Plisave’, pas mesazhit të tyre në ndeshjen Shqipëri-Bosnjë dhe Hercegovinë.
‘Plisat’ në ndeshjen Shqipëri-Bosnjë Hercegovinë kanë mbajtur një baner, ku shkruhej: “Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”, duke iu drejtuar ‘Dardanëve’.
Por shpejt ka ardhur përgjigjja e këtyre të fundit, të cilët kanë postuar një foto të mbledhur së bashku. “Vazhdojmë … Forca Kosova , Forca Dardanët”, shkruajnë ‘Dardanët’, citohet ”Express”. (b.an)











