• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DAP shpall 1121 vende pune dhe procedurat që ndiqen

by Java News
24/05/2016 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti i Administratës Publike ka bërë të ditur se do të shpallë 1121 vende të lira pune në 20 fusha të ndryshme.

Nëpërmjet një udhëzuesi, në të cilin u ka dhënë përgjigje pyetjeve më të shpeshta, DAP ka sqaruar punëkërkuesit për mënyrat se si mund të bëhen pjesë të shërbimit civil, çfarë dokumentacioni nevojitet, si të veprohet me diplomat kur janë lëshuar nga një universitet i huaj.

Gjithashtu, si mund të bëhet lëvizja paralele në administratën shtetërore, si dhe informacione për konkurset që do të shpallë DAP.

Si të bëhem pjesë e shërbimit civil?

Aplikimet për vendet e lira në shërbimin civil, për pozicionet e lira në institucionet e administratës shtetërore, pra, në Kryeministri, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë, bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al. Për të aplikuar, duhet të krijosh një llogari personale dhe të ngarkosh të gjithë dokumentacionin që kërkohet. Jam diplomuar, por nuk kam marrë ende kartonin e diplomës.

Si të veproj?

Nëse i ke përmbushur të gjitha detyrimet ndaj universitetit përkatës për t’u pajisur me diplomë, përfshirë edhe mbrojtjen e temës, por të mungon kartoni, mund të aplikosh nëpërmjet një vërtetimi të lëshuar nga universiteti. Ky vërtetim duhet të përmbajë listën e notave dhe arsyetimin përkatës, i cili provon se je diplomuar, dhe vërtetimi lëshohet për efekt mospajisjeje me karton.

Diploma ime është lëshuar nga një universitet i huaj. Pranohet?

Që të mund të aplikosh, duhet të kesh njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit diplomën e huaj. Për cilat fusha studimi do të jenë vendet vakante? Për vitin 2016 planifikohet të shpallen mbi 1121 vende të lira për mbi 20 fusha të ndryshme, për të cilat do të ketë procedura aplikimi, si Shkenca Ekonomike / Kompjuterike / Juridike / Sociale / Shoqërore / Biologjike / Edukimi / Mjedisore / Inxhinierike, Agronomi, Arkitekturë, Arkeologji & Restaurime, Mësuesi, Histori- Filologji, Veterinari, Kimi, Arte të Bukura etj. Unë kam pasur statusin e nëpunësit civil, por kam dhënë dorëheqjen para pak kohe.

Mund të aplikoj për lëvizje paralele ose ngritje në detyrë?

Sipas legjislacionit, nëse ke dhënë dorëheqjen pas datës 29 janar 2015, e ruan statusin e nëpunësit civil deri në 2 vite pas dorëheqjes. Kjo të lejon që të aplikosh për lëvizje paralele ose ngritje në detyrë. Unë nuk kam librezë pune, por kam eksperiencë profesionale.

Çfarë dokumentesh duhet të ngarkoj në sistem?

Nëse nuk ke librezë pune, por pozicioni për të cilin po aplikon ka kriter eksperiencën, të duhen vërtetimet përkatëse nga punëmarrësi. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga drejtuesi i institucionit/ kompanisë/organizatës etj., si edhe të ketë vulën përkatëse. Unë aplikoj për herë të parë dhe nuk kam statusin e nëpunësit civil.

Si vlerësohet testimi me shkrim?

Testimi për aplikantët që konkurrojnë për një vend në nivel specialist nga jashtë shërbimit civil ka në total 60 pikë të shpërndara në varësi të numrit të pyetjeve. Vlerësimi i testimit bëhet nëpërmjet një sistemi të automatizuar, pra, procesi i vlerësimit është elektronik dhe çdo kandidat ka një barkod të veçantë.

Po intervista me gojë?

Intervista e strukturuar me gojë vlerësohet me deri në 25 pikë. Gjithashtu, pjesë e vlerësimit përfundimtar do të jetë edhe CV-ja juaj, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 15 pikë). Që të konsiderohesh fitues, të duhen mbi 70 pikë. Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjen në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al. Unë kam aplikuar për një grup pozicionesh dhe jam shpallur fitues.

Si funksionon përzgjedhja e vendit?

Me legjislacionin e ri të shërbimit civil, aplikohet për grupe pozicionesh dhe jo domosdoshmërisht për një pozicion të vetëm. Nëse shpallesh fitues, ti automatikisht je fitues për grupin e pozicioneve dhe në varësi të pikëve që ke marrë (pra, renditjes), ke të drejtën e zgjedhjes mes atyre vendeve të lira që janë pjesë e këtij grupi për të cilin ti je shpallur fitues.

Unë jam shpallur fitues, por nuk dua të pranoj asnjë nga pozicionet. Nëse heq dorë, penalizohem?

Nëse je shpallur fitues, mund ta refuzosh pozicionin vetëm nëse institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin je shpallur fitues është mbi 45 km larg nga vendbanimi yt. Nëse nuk je në këtë situatë dhe përsëri zgjedh të refuzosh, atëherë ti heq dorë nga pozicioni, por mund të aplikosh përsëri për vende të tjera.

Next Post

Fiati pret të dënohet nga Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

January 9, 2026
Vendimi me detyrim-përcaktim i Gjykatës së Lartë për Berishën

Ndryshe nga Venezuela, Shqipëria është aleate e Shteteve të Bashkuara

January 9, 2026
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

January 9, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Vrasja në Minneapolis, JD Vance sulmon viktimën: Imunitet i plotë për agjentin e ICE

January 9, 2026
VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Moti i keq në Shkodër/ Bie niveli në lumenj, prezencë uji në Obot. Bora mbulon Bogë-Theth

January 9, 2026
ICE, “ushtria private” e Trump: Agresivë dhe të armatosur deri në dhëmbë

ICE, “ushtria private” e Trump: Agresivë dhe të armatosur deri në dhëmbë

January 9, 2026
Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

January 9, 2026
“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”

“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”

January 9, 2026
“Do bëj vëllain ministër se të tjerët vjedhin”, Qori sulmon Lapajn për familjarët në lista: Më pështyni nëse…

“Do më vinte turp po ta kisha tezen deputete”, Qori përplaset me Lapajn: S’e rrëzon dot Ramën se je qesharak

January 9, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Koçiu: 5500 punonjës të policisë dhe 720 zjarrfikës të angazhuar për përmbytjet

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In