Në një kohë që çështja e emigrantëve është në qendër të debateve brenda Bashkimit Evropian, Danimarka ka miratuar një ligj që pritet të shkaktojë reagime të ashpra të grupeve për të drejtat e njeriut.
Parlamenti danez, vendosi të miratojë një drafti i cili parashikon konfiskimin e sendeve me vlerë të emigrantëve me qëllim për të siguruar fitime për kujdesin ndaj tyre.
Sipas ligjvënësve që votuan për këtë ligj, emigrantët barazohen me danezët e papunë, të cilëve u duhet të shesin pasuritë mbi një nivel të caktuar për të mbijetuar.
Por pavarësisht këtij argumentimi, grupet e të drejtave të njeriut kanë nisur të reagojnë fortë kundër kësaj nisme.
Sipas ligjit, emigrantët që hyjnë në Danimarkë do të lejohen të mbajnë një pasuri deri në 1340 euro.
Nga konfiskii përjashtohen sendet me vlerë sentimentale se unazat e martesës etj.









