• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Danielsson- Ruçit: Përfitoni nga mjedisi pozitiv në Evropë…

by A R
09/10/2017 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,  Christian Danielsson, i cili bëri thirrje që “Shqipëria të plotësojë rekomandimet e BE-së për hapjen e negociatave”.

Ai vuri në dukje mjedisin pozitiv në Evropë për pranimin e Ballkanit Perëndimor si pjesë e saj dhe se Shqipëria duhet të përfitojë nga kjo mundësi, duke përmbushur rekomandimet e BE-së për hapjen e negociatave.

Danielsson vlerësoi axhendën parlamentare si mbresëlënëse dhe në kohën e duhur, ndërsa theksoi rolin e Kuvendit në përballje me sfidat e integrimit, duke vlerësuar angazhimin dhe vullnetin e shprehur nga Ruçi në këtë drejtim.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit u shpreh se, “rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE u mirëpritën nga institucionet dhe qytetarët shqiptarë”. Ruçi vuri në dukje se “mes forcave politike shqiptare nuk ka diferencime sa i përket rrugës së integrimit të vendit për në BE” dhe se “sa i takon integrimit, pavarësisht qasjeve të ndryshme të forcave politike, qëndrimi i tyre është i njëjtë”.

Në vijim, Kryetari i Kuvendit, Ruçi u përqendrua në progresin e bërë nga Kuvendi, në këtë legjislaturë të re, në drejtim të adresimit të saktë të rekomandimeve të raporteve të KE-së për Kuvendin. Ruçi përshkroi masat e marra për forcimin e funksionit ligjvënës të Kuvendit, për forcimin e rolit mbikëqyrës dhe kontrollit parlamentar, për forcimin e transparencës parlamentare, forcimin e autonomisë financiare të Kuvendit, si dhe forcimin e kapaciteteve administrative të këtij institucioni.

Në mënyrë të posaçme, gjatë këtij takimi, Ruçi u ndal në veprimtarinë parlamentare të kësaj legjislature, duke nënvizuar hapat e hedhur në drejtim të konkretizimit të Reformës në Drejtësi, përmes miratimit të strukturave dhe organikës të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se Kuvendi shumë shpejt do të konkretizojë dhe ngritjen e Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore.

Ndërkaq, në fjalën e tij, Ruçi bëri me dije se, aktualisht Kuvendi po shqyrton dhe do të miratojë së shpejti ligjin për pakicat kombëtare, i cili ka kaluar procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe është miratuar në dy komisione parlamentare. Po ashtu, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje vullnetin dhe angazhimin e tij që, shumë shpejt Kuvendi të miratojë Kodin e Etikës, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të etikës parlamentare në linjë me standardet evropiane.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin dhe nga pala shqiptare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla./b.d

Next Post
Topi i fundit/ Cana: Më vjen keq që s’janë “Tifozët Kuq e Zi”, por lamtumirën s’mund ta zgjas më shumë

Topi i fundit/ Cana: Më vjen keq që s'janë “Tifozët Kuq e Zi”, por lamtumirën s'mund ta zgjas më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In