• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës ose në tunelet e Surrelit

by A R
21/08/2025 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rrëmbyer.

“Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti nga Mirlinda Karçanaj, i zhdukur nga radarët, i përfolur në kohën e shkarkimit, na shfaqet dje me një SOS. ‘Po më arrestojnë’! Në ora 1.30 minuta, sipas burimeve shumë të afërta me policinë, Shima i dërgon mesazh bashkëjetueses a partneres së tij: Po më arrestojnë. Natyrisht një mesazh i tillë, që shpreh kërcënimin me një rrezik të madh arrestimi, nënkupton jashtë çdo dyshimi angazhimin direkt të uniformave të shtetit ose të banditëve të shtetit të veshur me uniformë. Po më arrestojnë. Por nga ora 13:30 që Daniel i dërgoi mesazhin partneres, gjer në orën 5 pasdite, gjithçka u mbulua me kodin e heshtjes, gjersa më në fund nëna e tij denoncoi në polici zhdukjen e djalit dhe mediat u informuan”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

“Fakti që u mbajt kjo heshtje prej 3 orësh dëshmon se policia, e cila përpiqet të hiqet sikur dinte gjithçka për Danielin, në tërësi ishte jashtë loje, përveç atyre që kishin marrë detyrën ose ta arrestonin, ose bandës së veshur me uniformë që e rrethoi”.

“Është e vështirë të besosh në komunikatat e policisë, të cilat njëherë thonë se u nis drejt Qytetit Studenti dhe na u zhduk gjurma. Po të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli. Po vazhdove pak më sipër, del në Surrel. Kjo është e vërteta.

Dhe pastaj thonë se e pikasëm kur kaloi tunelin në Elbasan. Pra, përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri. Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye. Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij.

Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan”, shtoi kreu i opozitës.

Pasi mamaja e tij denoncoi zhdukjen në polici të mërkurën në drekë, Shima u bë i gjallë gjatë orëve të para të ditës së enjte.

Në njoftimin për mediat, Policia bën të ditur se Shima është paraqitur në komisariatin nr.1 në kryeqytet dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

Po ashtu mësohet se gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij, por pa dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia.

Next Post
“Im atë i dha jetë 46 vite me radhë…”, vajza e Naun Shundit: Teatri Kombëtar nuk shkruajti as 2 rreshta në këtë situatë të vështirë

"Im atë i dha jetë 46 vite me radhë...", vajza e Naun Shundit: Teatri Kombëtar nuk shkruajti as 2 rreshta në këtë situatë të vështirë

Comments 1

  1. Baca says:
    6 months ago

    Institucioni i ligesise, paburrerise, intriges e pabesise! Nuk ka te dyte mbi toke!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In