Mesfushori i Betis Sevilja, Daniel Ceballos, eshte angazhuar per gjashte vjet me Real Madridin, beri te ditur klubi madrilen qe ne sezonin e kaluar fitoi dyshen Liga-C1.
“Real Madrid dhe Betis Sevilja kane arritur akordin per transferten e lojtarit Dani Ceballos, i cili do te angazhohet per gjashte vjetet e ardhshme”, sqaroi Reali ne nje njoftim zyrtar.
Mesfushori 20-vjecar, eshte lojtari i dyte qe eshte marre gjate merkatos nga “Shtepia e Bardhe” pas mbrojtesit francez, Theo Hernandez.
Real Madridi nuk ka dhene detaje per kete transferte, por, sipas gazetave Marca dhe AS, Reali i Zinedine Zidane do te paguaje 16,5 milione euro per Betis. /b.d