Duket se diçka nuk po ecën me garën e vallëzimit të VIP-ve ‘Dance with me’, pasi një e nga një konkurrentët po përfundojnë në spital.
Edhe prezentuesi i RTV 21 Labinot Gashi, i cili është pjesë e këtij spektakli, ka pësuar lëndime gjatë provave dhe është dashur të kërkojë ndihmën mjekësore.
Lajmin e ka bërtë njohur bashkëgaruesi i tij, Veseli duke publikuar këtë fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet Labi i shtrirë në spital duke marrë ndihmën mjekësore.
Të kujtojmë se Veseli është lënduar, gjithashtu edhe Albëria, dhe tani Labi.