• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dan Hutra: Me Marjana Gurakuqin s’kam mbaruar punë. Të më japë lekët ose e di mirë çfarë ndodh

by Java News
25/04/2023 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marjana Gurakuqi është gruaja e parë të cilën e la të plagosur Dan Hutra më 1 Mars 2023 në Tiranë kur nisi sagën e vrasjeve dhe plagosjeve.

Dan Hutra, në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, thotë se Marjana Gurakuqi i ka para borxh, 80 mijë Euro, nga të cilat tashmë i ka kthyer 20 mijë.

Më 1 Mars, siç tregon Dan Hutra, ai kishte shkuar për ta vrarë te dyqani i saj në Astir pasi i kishte vajtur disa herë ditë më përpara për t’i marrë paratë mbrapsht kur kishte dalë nga burgu.

Por Marjana nuk ia kishte dhënë, siç tregon ai. Gjatë intervistës nga burgu, Dan Hutra thotë se “nuk ka mbaruar punë” me Marjana Gurakuqin dhe e kërcënon për t’i dhënë pjesën e mbetur të parave.

Dan Hutra: Jam liruar në datë 16 nga burgu. Atë natë udhëtoj për Kukës, nga Kukësi për në Tiranë. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar te dyqani i Marajan Gurakuqit në Astir se dyqanin që ka pasur në Institut e ka mbajtur burri i vetë. Ishte te dyqani në Astir edhe i kërkoj lekët. Më tha mua, për 1 javë do të t’i jap lekët, por ne tha do rregullojmë marrëdhëniet tona siç i kemi pasur. I thashë unë nuk kam ardhur me rregullu marrëdhëniet. Unë dua lekët, ti në punën tënde, unë në punën time. Për një javë tha do t’i jap. Nuk më linte rehat në telefon, më merrte vazhdimisht në telefon për t’u takuar. Nuk e kam takuar jashtë dyqanit edhe këto telefonatat janë në ËhatsApp, mund t’i verifikojë shumë qartë policia ose Prokuroria. Dhe i kam shkuar pas 5 ditëve, ka qenë me gocën aty. I kam thënë lekët, tha të lutem mos fol në sy të gocës. Jam larguar. Më tha pas 1 jave i ke të sigurta lekët. I kam shkuar pas 3 ditëve përsëri. Më tha mua do më presësh edhe ca ditë tha. Dëgjo i thashë unë. Unë nuk vij këtu. Mbaji i thashë lekët se nuk i dua. Radhën tjetër kur të vij do flasim ndryshe bashkë. Dhe shpëtoi Marjana. Po shyqyr që ka shpëtuar. Më mirë që ka shpëtuar. Sepse s’kemi mbaruar punë me të dhe ajo e di mirë.

Spartak Koka: Po e kërcënon?

Dan Hutra: Në qoftë se ajo nuk çon lekë, e di mirë se çfarë ndodh….

Spartak Koka: Ky është kërcënim ndaj asaj?

Dan Hutra: Jo unë nuk kërcënoj askënd. Unë veproj. Marjana e di mirë që ne nuk kemi mbaruar. Lekët e mia nuk ka askush s’ka shanse t’i marri. Unë vërtetë do marr burg të përjetshëm, por mos harrojë Marjana historinë e Korçës. Vetëm një fjalë të flas unë për historinë e Korçës, Marjana nuk e sheh më diellin. Ajo e di mirë, veç një fjalë me bo me fol unë, ajo e di mirë se çfarë ndodh edhe sa veta mund të arrestohen.

Spartak Koka: Kush është historia e Korçës?

Dan Hutra: Kjo historia ngel mister. E di ajo vetë, e di vetë, kam marrë numrin, kam lajmëruar njerëzit me provë e dokumente domethënë letrat që m’i ka çuar Marjana te burgu, do t’i sjell të gjitha, edhe numrin e Marjanës e kam këtu, edhe numrin që unë kam pas fol me të që e kam pas të regjistruar në emrin tim.

Spartak Koka: Sa lekë të ka kthyer Marjana ty nga ato lekë që i ke dhënë?

Dan Hutra: Mua më ka kthyer 23 milionë lekë, as tamam 20 mijë Euro.

Spartak Koka: Dhe sa lekë të ka borxh?

Dan Hutra: Më ka dhe 60 mijë Euro. Policia atë natë nuk ka shkuar për kontroll se do gjente lekë te shtëpia. Ose në mos te shtëpia Marjanës këtu në Tiranë, lekët janë të fshehura në Korçë se Marjana nuk ka vetëm lekët e mia.

Spartak Koka: Po të kujt?

Dan Hutra: Nejse ç’rëndësi ka.

Spartak Koka: Nga e ke njoh Marjana Gurakuqin?

Dan Hutra: Kam vite që e kam njohur por e kam njohur qysh në burg të Drenovës por që kemi ecur e kemi vazhduar pasi kam dalë prej burgu. Që kemi vazhduar fuqishëm duke punuar.

Spartak Koka: Duke punuar me mall?

Dan Hutra: Po me të gjitha, ajo ka pas mbajt edhe herë të tjera lekët e mia, edhe kur kam qenë unë në burg ajo ka pasur lekët e mia në dorë.

Spartak Koka: Sa kohë keni qenë të lidhur me njëri-tjetrin?

Dan Hutra: Nja 4 a 5 vjet po njëherë. Ka punuar në piceri pastaj i pata dhënë ca lekë, mori këtë dyqanin me qira që hapi, nuk i kanë munguar edhe kësaj lekët. Por unë e kam ndihmuar gjithmonë atë.

Spartak Koka: Po burrin e vet e ke takuar ndonjëherë?

Dan Hutra: Jo unë s’e kam takuar burrin e vetë por unë kam folur me burrin e vetë edhe e kam vënë në dijeni që i kam thënë Marjana ë ka kërkuar të të vrasë.

Spartak Koka: E ke marrë në telefon i ke thënë?

Dan Hutra: Po. I kam dërguar telefonin, e kam marrë në telefon dhe ja kam edhe numrin e telefonit burrit të vetë, edhe i kam thënë kështu kështu. U përqante, u ndanë a se ç’a bënë nuk e di.

 

 

Next Post
Balla: Berisha e Meta si dy shushunja që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë

Balla: Berisha e Meta si dy shushunja që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In