• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Damian Gjiknuri bashkëbisedon me të rinjtë: Popullojeni Partinë Socialiste, e keni vetë në dorë të ardhmen tuaj!

by Java News
30/04/2022 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste do të miratojë një axhendë për rigjallërimin e strukturave të rinisë në të gjitha nivelet e organizimit të saj. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri gjatë një bashkëbisedimi me të rinj dhe të reja, në kuadër të aktivitetit “Zgjedh të jem aktivist”, që synon përgatitjen dhe shtimin e radhëve të FRES. Gjiknuri ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e PS, si një mënyrë për të kontribuar dhe për të qenë vendimmarrës. “Kjo që bëni ju është aktivizëm në mënyrë të organizuar. Ju mblidheni për të diskutuar për tema politike dhe angazhimet që mund të ndjejë gjithsecili se duhen ndërmarrë. Unë besoj shumë te aktivizmi. Edhe në Kongresin e PS disa pasazhe të fjalës sime ia kisha dedikuar të rinjve.

Madje thashë një shprehje: popullojeni sa më shumë Partinë Socialiste. Nuk e them kot këtë. Të rinjtë nga natyra e kanë shumë të vështirë të bëjnë kompromise sepse kanë energji dhe ide të reja dhe nuk pajtohen me aktualen. Unë kam qenë i ri vetë kur ndryshoi sistemi politik në vitin 90′ dhe mendoja se i riu përgjithësisht del kundër rrymës. Kjo është merita e shumë të rinjve që kanë guxim. Ardhja e sa më shumë të rinjve afër Partisë Socialiste do bëjë të mundur edhe ndryshimin në njëfarë mënyre të kësaj partie, por edhe ndryshimin e gjërave që nuk shkojnë mirë. Duke qenë ju shumë, duke marrë në dorë fatet e shumë politikave në Partinë Socialiste, jam i bindur se do të keni mundësinë të ndryshoni rregullat e lojës për t’ju përshtatur interesave të gjeneratës së re”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri theksoi se përmes aktivizimit në politikë, të rinjtë dhe të rejat kanë mundësi që të vizatojnë vetë të ardhmen e tyre. “Jeni ju që duhet ta vizatoni të ardhmen. Asnjë s’mund të thotë se kush është e ardhmja juaj! Ne duhet të krijojmë kushtet më të mira. Këtu flas edhe si politikbërës, që t’i japim dijet e nevojshme brezit të ri në mënyrë që ata ta ndërtojnë vetë të ardhmen. Nëpërmjet aktivizimit tuaj te formacionet politike ju keni mundësinë të vizatoni të ardhmen tuaj. Sa më shumë të jeni ju, aq më tepër do shihni ndryshim brenda organizatës politike. Kjo do aktivizëm, do pjesëmarrje. Mos prit që gjërat të vijnë vetë. Mos prit që gjërat të rregullohen duke ja lënë në dorë dikujt tjetër. Përkundrazi, duke promovuar interesat e gjeneratës suaj keni mundësinë të influenconi. Kemi filluar që të organizojmë dhe një rrjet të ri rinor dhe mbi të gjitha duhet të riorganizojmë të gjithë forumet tona socialiste. Së shpejti do miratojmë një axhendë dhe në Asamblenë Kombëtare për rigjallërimin e strukturave të rinisë së Partisë Socialiste në të gjitha nivelet. Përse jo të afrojmë edhe të rinj që mbase deri dje kanë qenë larg nesh”, u shpreh Gjiknuri.

Teksa nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore, Damian Gjiknuri u shpreh se PS do të krijojë të gjitha mundësitë për përfshirjen e sa më shumë të rinjve. Me ftesën për të populluar PS, Sekretari i Përgjithshëm Damina Gjiknuri deklaroi se një parti politike duke qenë afër njerëzve, mund t’i transformojë idetë në politika publike.
“Kemi zgjedhjet vendore vitin tjetër. Kemi mundësinë ti përfshijmë të rinjtë, qoftë në nivelin e këshillave vendorë, qoftë në angazhime të tjera. Fushata është një moment i mirë për të testuar për të kuptuar se çfarë mendojnë njerëzit dhe kush janë problematikat e tyre. Mund të nxirrni shumë ide padyshim duke respektuar mendimin e njëri-tjetrit. Nga këto ide, krijohet një mendim. Kur mendimi konsolidohet vijon të bëhet vijë sjellje. Po u bë vijë sjellje krijohet një zakon i mirë për një shumicë njerëzish. Që nga këtu fillon, guximi për të qenë bashkë, për të komunikuar me njëri-tjetrin, për t’u aktivizuar duke thënë edhe gjërat që ju mendoni se mund të shkojnë më mirë. Unë i mirëpres. Fushata është një moment i mirë për të parë nga afër shumë probleme që kanë njerëzit. Njëkohësisht të kuptoni se një parti politike duke qenë afër njerëzve mund t’i transformojë idetë në politika publike. Vetëm partitë politike e kanë këtë fuqi. Partitë politike mund të duken arkaike, por në fakt nga partitë qeverisemi. Përpiquni sa më shumë të ndryshoni rregullat për interesat tuaja. Por kjo vjen nga numrat. Popullojeni Partinë Socialiste, bëhuni sa më shumë. Pak nga pak do kuptoni që keni influencë”, deklaroi Gjiknuri.
Aktiviteti “Zgjedh të jem aktivist” është pjesë e fushatës së FRES Tiranë “Ne qëndrojmë për pjesëmarrje”, dhe ka për qëllim rritjen shtimin e aktivistëve të rinj në radhët e këtij forumi dhe formimin e tyre politik.

Next Post
Përplasje gjinore te PD/ Bardhi i quajti si “Kuvendi i Riciklimit”, i kthehet ashpër Evi Kokalari: Pse nuk hap Log Cabine Albania…

Përplasje gjinore te PD/ Bardhi i quajti si “Kuvendi i Riciklimit”, i kthehet ashpër Evi Kokalari: Pse nuk hap Log Cabine Albania...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In