• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“DAMASK”, shkatërrohet grupi kriminal që trafikonin emigrantë, 15 të arrestuar (EMRAT)

by A R
15/10/2024 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “DAMASK”, pas një hetimi intensiv që zgjati 12 muaj, duke goditur një rrjet të organizuar të trafikimit të paligjshëm të emigrantëve.

Procedimi penal i regjistruar në vitin 2023 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, identifikoi përgjegjësinë e 24 individëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë fazës finale të operacionit u arrestuan 15 shtetas, përfshirë 3 shtetas të huaj me kombësi egjiptiane dhe siriane. Për 19 persona u lëshuan urdhra arresti në mungesë. Po ashtu, 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ku 3 prej tyre ndodhen jashtë vendit dhe ndaj tyre janë nisur procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

15 të arrestuarit dhe personat e tjerë që ende janë në kërkim, janë identifikuar si: Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Mehmet Bregu, Arnold Kërçi, Khaled Shahin, Ahmed Kensova, Dashamir Kullaj, Mohammed Alfahel, Nazmi Avxhija, Juljan Avxhija, Florenc Avxhija, Klajvert Avxhija, Klaudi Mano, Trilind Gjana, Elton Ukaj, Eurel Ukaj, Kelti Xhani, Kastriot Xhani, Ilirjan Xhaferri, Mikel Stefani.

Në fazat e mëparshme të hetimit, policia arrestoi në flagrancë 5 shtetas, 3 prej të cilëve janë në masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat, ndërsa dy të tjerë hetohen me masën “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

“Hetimet dokumentuan përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasit e huaj ishin organizatorët dhe financuesit e këtij rrjeti kriminal, që ndihmonte emigrantë kryesisht nga Lindja e Mesme të kalonin ilegalisht kufirin shqiptar nga Greqia, me destinacion final vendet e Evropës Perëndimore, përmes kufijve veriorë të Shqipërisë në Malin e Zi dhe Kosovë”, njofton policia.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 10 automjete, 20,000 euro, 500,000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë. Këto sende ishin të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin kriminal të trafikimit të emigrantëve.

Operacioni “DAMASK” u zhvillua me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë Kriminale dhe bashkëpunimin e Drejtorive Vendore të Policisë në Kukës, Durrës, Shkodër, dhe Sarandë, duke shënuar një ndërhyrje të suksesshme në ndalimin e trafikimit të paligjshëm të njerëzve”.

/a.r

Next Post
“Kathimerini”: Shqipërisë i vendosen kushte të qarta për të drejtat dhe pronat e minoritetit grek

"Kathimerini": Shqipërisë i vendosen kushte të qarta për të drejtat dhe pronat e minoritetit grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In