• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dalja nga BE/ Cili do jetë roli i Britanisë në arenën botërorë

by Java News
09/01/2018 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa afrohet dalja nga Bashkimi Evropian në vitin 2019, Britania po përpiqet të përcaktojë një rol të ri në arenën botërore. Shumë analistë thonë se Londra mund ta ketë të vështirë që ta ruajnë ndikimin e saj, ndërsa fuqitë botërore kërkojnë një përfaqësim më të gjerë në organizma globale si Kombet e Bashkuara. Por siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, qeveria britanike këmbëngul se po përpiqet të ndërtojë aleanca globale përtej Evropës.

Një sekretar i jashtëm britanik e kishte përshkruar dikur rolin e vendit të tij në arenën ndërkombëtare si më ambicioz sesa kapaciteti i tij ekonomik. Por Britania duket se po e humbet këtë rol.

“Të dalësh nga Bashkimi Evropian do të thotë se Mbretëria e Bashkuar mund të konsiderohet si një ekonomi e mesme në një botë gjithnjë e më të polarizuar, ku ka tani blloqe masive ekonomike. Bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara, Kinën, Bashkimin Evropian. Në shekullin e ardhshëm, do të konkurrojnë edhe India, Amerika e Jugut që po fuqizohet, si edhe Afrika. Cili do të jetë vendi i Britanisë”?, thotë Luke McDonagh i Universitetit të Qytetit të Londrës.

Sipas tij, një shenjë e ndikimit në rënie ishte humbja e vendit të një gjykatësi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pas një beteje të gjatë në Kombet e Bashkuara, Londra e tërhoqi kandidatin e saj. Një gjykatës indian zuri vendin që Britania e kishte patur që nga krijmi I këtij organizmi në vitin 1946.

“Sot loja e pushtetit është shumë ndryshe nga ç’ishte në vitin 1945. Dhe na duhet të shtrojmë pyetjen nëse Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë në këtë formë për një kohë të gjatë”.

Por shumë analistë thonë se nuk ka gjasa që Britania ta humbasë vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurimit në të ardhmen e afërt.

“Shumica e fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurimit, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, nuk duan reforma serioze për institucionin në të ardhmen e afërt”, thotë Richard Gowan i Këshillit Evropian për Marrrëdhëniet me Jashtë.

Britania këmbëngul se ambicia e saj pas Brexit-it është që të krijojë një “Britani Globale”.

“Nga njëra anë, shërbimi i huaj britanik do të jetë më shumë në gjendje të investojë më shumë burime në çështjet e Kombeve të Bashkuara, tani që nuk do të jetë aq i fokusuar tek Bashkimi Evropian. Por nga ana tjetër, pa mbështetjen e 27 anëtarëve të tjerë të BE-së, britanikët do ta kenë shumë më të vështirë që të ushtrojnë ndikim në debatet për çështjet humanitare, të zhvillimit ose sigurisë përmes OKB-së”.

Një gjë e tillë u vu re në qershor, kur shumë vende të BE-së nuk votuan pro-Britanisë për një rezolutë lidhur me pretendimin e saj mbi Ishujt Chagos në Oqeanin Indian.

Gowan thotë se Britanisë i duhet mbështetja e Evropës.

“Nëse britanikët do të japin përshtypjen se thjesht po afrohen me amerikanët, do të sakrifikojnë shpejt vullnetin e mirë të partnerëve ervopianë”.

Analistët thonë se në përpjekjet për një rol të rij në arenën botërore, Britanisë do t’i duhet të lidhë aleanca të reja, duke mbajtur ndërkohë pranë miqtë historikë dhe duke punuar për të vendosur stabilitet brenda vendit.(VOA)

a.ç

Next Post
Rrëfimi prekës i 65-vjeçarit që jeton në tualetet publike: Të paktën të mos vdes këtu…

Rrëfimi prekës i 65-vjeçarit që jeton në tualetet publike: Të paktën të mos vdes këtu...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In