• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dalja nga BE, Britania e Madhe do t’i paguajë Brukselit 60 miliardë euro

by A R
29/03/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Theresa May do të paraqesë zyrtarisht të mërkurën kërkesën për daljen e Britanisë së Madhe. Ditë historike, sepse është hera e parë që një vend shpall dëshirën për të dalë nga BE.

Pas kësaj do të nisin negociatat për daljen nga Bashkimi Evropian midis Britanisë së Madhe dhe 27 shteteve anëtare, të cilat është parashikuar të shtrihen në dy vjet.

Pyetja qendrore në këto negociata do të jetë: sa duhet të paguajnë britanikët për ndarjen?

Që tani qarkullon një shumë prej 60 miliardë eurosh, të cilën Brukseli do t’ia ngarkojë në kurriz Britanisë së Madhe.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Brexit-it propagandonin ditë për ditë gjatë fushatës së Brexit-it se Britania e Madhe përcjell çdo javë në Bruksel shumën e supozuar prej 350 milionë Paund. Kjo shifër ka mbetur në kujtesë.

Kryeministrja britanike e interpreton në këtë drejtim votën e zgjedhësve për Brexit-in. “Besoj se ata e bënë shumë të qartë se nuk duan që çdo vit t’i paguhen shuma të mëdha Bashkimit Evropian”.

Si qeveria e saj, ashtu edhe Dhoma e Sipërme e Parlamentit kanë ngarkuar juristë që ta verifikojnë gjendjen juridike – dhe ata arrijnë në përfundimin: sapo Britania e Madhe të dalë nga BE, ajo nuk është më e detyruar që t’i paguajë asnjë Paund Bashkimit Evropian.

Kjo e gëzon deputetin e konservatorëve Tory, Jacob Rees-Mogg. Ai thotë se pas kësaj date “ne nuk kemi asnjë detyrim ligjor përballë BE”.

Sa do të jetë fatura e ndarjes?

Brexiti do të ketë marrë fund ndoshta në vitin 2019, por buxheti në vazhdim i BE përfshin periudhën deri në 2020 – dhe Britania e Madhe e ka miratuar dikur atë, duke qenë e detyruar që të paguajë. Kështu e sheh Brukseli këtë çështje. Dhe pastaj janë edhe nëpunësit civilë britanikë, të cilët punojnë në vende pune të Bashkimit Evropian. Detyrimet për të paguar pensionin e tyre janë në kurrizin e Londrës.

Aktualisht, Britania e Madhe është pas Gjermanisë, për nga shuma që paguan, paguesja e dytë më e madhe në Bruksel. Po të përcjellë Londra më pak para, ose shtetet e tjera duhet të paguajnë më shumë, ose vendet marrëse do të marrin më pak para. BE si organizatë e edhe shtete të veçanta anëtare mund ta hedhin në gjyq Londrën, nëse ajo nuk e paguan faturën për ndarjen.

Por këtë kryeministrja britanike mund ta kundërshtojë, po të bazohet në ekspertizën e juristëve vendas, shpjegon Baronesha Kishwer Falkner, e cila është anëtare e Dhomës së Sipërme. Ajo thotë se “ata janë pjesë e negociatave, por ata forcojnë pozicionin e qeverisë britanike”.

Programe evropiane me interes

Megjithatë britanikët do të kenë dëshirë të marrin pjesë edhe më tej, edhe pas daljes nga BE në disa programe evropiane – si për shembull në fushën e Shkencës dhe të Kërkimeve Shkencore. Edhe pas daljes ata duan të kenë qasjen më të mirë të mundshme në tregun e përbashkët evropian, siç u shpreh ministri i Brendshëm britanik Amber Rudd në fundjavë.

Rudd tha se “ne duhet të synojmë të kemi qasjen më të madhe të mundshme në tregun e përbashkët evropian. Nuk e dimë sa do të kushtojë kjo, por për këtë duhet të zhvillohen negociata”.

Ndoshta mosmarrëveshja për paratë do të zgjidhet vetëm në fund të vitit 2018 ose në fillim të 2019-ës, në një takim të nivelit të lartë të BE – pas ndonjë pokeri negociatash për gjithë natën. /dw/b.d

Next Post
Daçiç në Mëngjezin e Lutjeve: Shqiptarët mund t’i sulmojnë serbët në veri të Kosovës

Dialogu ose...Ministri i Jashtëm serb kërcënon me luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In