• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalja në pension, rritje e re e moshës nga 1 janari

by Java News
27/11/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 janari 2017, mosha e pensionit do të ndryshojë përsëri. Skema e pensioneve parashikon që mosha do të rritet çdo vit për gratë. Kështu një grua do të dalë në pension në moshën 60 vjeç e 6 muaj, ndërkohë që për burrat mosha e pensionin nuk ndryshon. Rritja e moshës së pensionit për gratë ka filluar që në vitin 2015-të, me 2 muaj, e njëta gjë ndodhi edhe në vitin 2016-të, ndërkohë që gjatë vitit të ardhsëm mosha e pensionit do të rritet përsëri me 2 muaj. Mosha e daljes në pension për gratë do të vijë të rritet me dy muaj, derisa të dalin në pension në moshën 67 vjeç. Gjithashtu nga 1 janari 2017 do të rritën edhe vitet e punës për daljen në pension. Për të marrë pension të plotë nga 1 janari, duhet që të plotësojë 36 vite konrtibute. Me ligjin e ri përveç moshës së pensionit, rriten edhe priudha për vitet e punës. Çdo vit për të marrë pension të plotë do të duhen 4 muaj më shumë punë.

ISSH
Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar ndryshimin e moshës që do pësojnë gratë nga 1 janari. Në një njoftim ISSH sqaron ndryshimet që do bëhn për moshën e pensionit dhe vitet e punës, në vitin 2017
“Në zbatim të nenit 92, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me Ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, mosha e daljes në pension pleqërie në harkun kohor 01.01.2017 – 31.12.2017, për burrat vazhdon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është 60 vjeç e 6 muaj. Gjatë vitit 2017 plotësojnë moshën për pension pleqërie gratë e lindura në periudhën kohore 01.11.1956 – 31.08.1957.
Përsa i përket vjetërsisë në punë, ajo rritet me 4 muaj në vit, si për burrat dhe për gratë. Pra 36 vite punë për të gjithë ata që dalin në pension në vitin 2016.
Periudha minimale e sigurimit, apo viteve të punës nuk ndryshon, mbetet 15 vite. “Pensioni i reduktuar” përfitohet deri në tre vite përpara plotësimit të moshës për pension pleqërie, me kusht që, kërkuesi, qoftë burrë apo grua, nëse kërkon të përfitojë pension të reduktuar në vitin 2017, duhet të këtë plotësuar 36 vite periudhë sigurimi si dhe nuk kryen veprimtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, pra kur plotëson moshën për pension pleqërie ai nuk ndryshon”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Gjyqtarët në panik nga reforma, Manjani: Po sillen sikur është dita e fundit e punës

Gjyqtarët në panik nga reforma, Manjani: Po sillen sikur është dita e fundit e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In