• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalja e Trump jashtë parashikimeve për Sirinë dhe së shpejti edhe me Shqipërinë!

by Ilva Tare
08/04/2017 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/

Sulmet e urdhëruara nga Presidenti Trump ndaj bazës ajrore të Assad në Siri ua ka prishur gjumin atyre që mendonin se marrëdhënia e shumëdiskutuar e kreut të Shtëpisë së Bardhë me Presidentin Putin do t’ia ngurtësonte zemrën Presidentit amerikan edhe përballë dhjetra trupave pa jetë të fëmijëve të pafajshëm nga sulmi kimik. Akte të tilla barbarie në vendin që prej shtatë vitesh është në luftë civile, administrata e re e SHBA vendosi të mos i lërë të pandëshkuara, pavarësisht aleancave të vërtetuara apo të imagjinuara.

Vendimin për bombardimet Donald Trump e arsyetoi me mbrojtjen e interesave kombëtare të SHBA për të parandaluar dhe shmangur përhapjen e rrezikut të përdorimit të armëve kimike. Në themel të gjithçkaje, pavarësisht individëve që i drejtojnë apo i lobojnë, kombe që mbajnë flamurin e liderit botëror si SHBA veprojnë mbi bazën e parimeve dhe mbrojtjes së demokracisë dhe të drejtës për jetën.

Urdhri i firmosur nga Trump për të sulmuar bazën në Siri i gjeti të papërgatitur “ëndërrimtarë” të shumtë në Amerikë dhe në vende të tjera të botës, përfshi edhe Shqipërinë, për ndryshim të kursit amerikan dhe instalimin e një linje të re të ndikuar nga lobistë të rinj. Sigurisht që edhe ndikimet e reja mbi administratën e re nuk përjashtohen dhe koha ka treguar se kanë ndodhur. Duhet thënë se vlerat dhe standardet e demokracisë që SHBA mbështesin dhe investohen nuk frymëzohen nga emra individësh, por nga 241 vjet përpjekje për të ngritur institucione të besueshme dhe sakrifica të themeluesve të shtetit amerikan.

Analistë dhe figura të njohura që përpunojnë opinionin publik në Tiranë kanë mbrojtur tezën e një kursi të ri të Shtëpisë së Bardhë ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht aktorëve të veçantë në politikë. Nga qëndrimet zyrtare të bërë publike ky ndryshim i pretenduar nuk ka ndodhur dhe deklaratat e zyrtarëve amerikanë kërkojnë në mënyrë të përsëritur zbatim të reformës në drejtësi, votim të komisioneve të posaçme për Vetingun, respektim të Kushtetutës dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 18 Qershor.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e dekretuara, dhënia e mundësisë që qytetarët të votojnë apo ndëshkojnë parti që kanë drejtuar vendin në mënyrë abuzive siç artikulohet prej 48 ditësh në çadrën e ngritur nga opozita në bulevard është me siguri një parim i pangecionueshëm për kancelaritë perëndimore. Respektimi i institucioneve të ligjshme, edhe kur janë problematike, si Parlamenti dhe votimi i reformave të votuara në mënyrë konsensuale është gjithashtu një kërkesë që nuk varet nga ngjyra e reve në qiellin e Tiranës, por nga parimet bazë të demokracisë.

Nëse mesazhi nuk ka qenë aq i qartë sa duhet ose mungon dëshira për ta dëgjuar, me siguri në ditët e ardhshme do të jetë edhe më i drejtpërdrejtë, ashtu siç duket se është mënyra e vetme që e kuptojnë protagonistët e politikës në Shqipëri. Dhe nuk ka rëndësi se si dhe ku do të artikulohet, gjatë ndonjë vizite në Washington DC apo në Tiranë.

Next Post
Boksieri shqiptar kampion bote, 10 ndeshje i fitoi para kohe

Boksieri shqiptar kampion bote, 10 ndeshje i fitoi para kohe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In