Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takuan për herë të tretë brenda ditës së sotme në selinë blu. Takimi vjen teksa po skadon afati për depozitimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Mediu refuzoi paktin e ofruar nga Basha për përfshirjen në listë të sigurt vetëm të emrit të tij. Kreu i PR mësohet se ka kërkuar edhe dy emra të tjerë nga forca e tij në pozita të sigurta fitoreje nga lista e PD.
Pas mosarritjes së akordit, PR u regjistrua në KQZ ndërkohë ka edhe pak orë afat për regjistirmin e listave të kandidatëve. Duket se Basha po bën një përpjrkje të fundit për të bindur Mediun të mos dalë i vetëm në zgjedhje, çka do kishte kosto për të djathtën.
Mediu kërkon të mos trajtohet njësoj me aleatët e tjerë më të vegjël. Në vitin 2013, PR mori rreth 52 mijë vota në rang vendi./a.m.










