• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën, Manastirliu: Procesi transparent!

by Java News
01/04/2018 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas korigjimit të testeve menjëherë pas konkursit, dolën rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve, fizioterapistëve, teknikëve të qarkut të Tiranës. Kandidatët që kaluan fazën e parë pas aplikimit në platformën  http://www.infermierepershqiperine.al​ u testuan të shtunën në fazën e dytë dhe përfundimtare, atë të testimit me shkrim.

Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e testimit në ambjentet e Universitetit Mjekësor, ku vetëm për Tiranën u testuan 526 kandidatë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikëve të imazherisë.
“Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi sot ka shkuar shumë mirë. Rezultatet përfundimtare do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes së gjithësecilit kandidat të cilat tashmë janë të shpallura, me pikët e grumbulluara nag rezultati i testit me shkrim”.

Teza u hartua nga një komision I përbërë me padagogë të fakultetit të infermierisë që e kanë elaboruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Pas përfundimit të testimit, duke ndjekur procedurën transparente nëpër të cilën ka kaluar ky process prej fillimit, u bënë publike përgjigjet e tezës së infermierëve, në mënyrë që secili kandidat të ketë mundësi të shohë përgjigjet për të kuptuar menjëherë pikët e marra.

Testi ishte “I verbër” dhe vetëm pas korigjimit, në prezencë të komisionit, teza clirohet nga barcodi dhe rezultatet e sakta janë online.

Ecuria e procesit

Menjëherë pas shpalljes së platformës www.infermierepershqiperine.al kandidatët e interesuar aplikuan online dhe cdo hap I procesit ka patur transparencë maksimale.

2450 aplikues u regjistruan në pltformë për të konkuruar për 416 vende të lira pune në pozicionet infermierë, fizioterapeut dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në të gjithë vendin.

Fazën e parë e kaluan 1706 kandidatë, të cilët u renditën sipas vlerësimit të dosjeve të gjithsecilit.

U ndoqën të gjitha procedurat e ankimimit dhe verifikimit të dokumentacionit dhe komisionet e ngritura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale verifikuan cdo ankesë. Në përfundim të procesit, para fillimit të testimit të parë të Tiranës, nga 1706 kandidatë ankesat kanë qenë zero!

Pas Tiranës, testimi do të kryhet në Shkodër me datë 3 Prill për qarqet: Shkodër, Durrës, Lezhë, Dibër dhe Kukës.

Testimi tjetër do të jetë në Elbasan me datë 4 Prill për qarqet Elbasan, Korcë dhe Berat.

Me datë 5 Prill përmbyllen testimet në Vlorë, për qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

“Ne synojmë që në përfundim të këtij procesi, kandidatët më të mirë do të punësohen në strukturat tona publike, për herë të parë përmes një konkursi transparent, me bazë merite për dijet dhe formimin e secilit kandidat”, tha Ministrja Manastirliu.

Next Post
E pabesueshme, por mësoni se sa shpenzojnë shqiptarët për një nuse!

E pabesueshme, por mësoni se sa shpenzojnë shqiptarët për një nuse!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In