Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Oxford, ku është pritur nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Rama shprehet se ndodhet mes liderëve të BE-së në Komitetin Politik Europian.
Oxford – Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer”, shkruan Rama.
Në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia, ndërsa për herë të parë kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri i ri Britanik Keir Starmer, i cili do të mbajë edhe fjalën hapëse. Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.