• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, do të inaugurohet më 4 Mars (VIDEO)

by A R
25/02/2024 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë para ditës së inaugurimit, punimet në bazën ajrore të Kuçovës janë drejt përfundimit, për ta kthyer atë në një bazë taktike të NATO-s.

Nga kjo bazë, ku për herë të parë publikohen pamje të përgatitjeve dhe punimeve, Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Ferdinand Dimo shpjegon hapat që u ndoqën deri më tani.

Sipas Gjeneral brigade Ferdinand Dimo, ka qenë vendimmarrja e shtetit shqiptar dhe e NATO-s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës, ndërsa më 4 Mars të këtij viti ajo është plotësisht efektive.

“Në vitin 2021 u parashikuan të kryheshin investimet për rivitalizimin e instalimeve të bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementimit të 3 projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”, sqaron Komandanti i Forcës Ajrore.

Gjeneral brigade Ferdinand Dimo sqaron funksionet që do të kryhen nga kjo bazë.

“Jemi në përfundim të të gjitha punimeve që trupat e  Forcës Ajrore të stërviten në këtë bazë. Por jo vetëm kaq, trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s”.

Baza taktike e NATO-s në Kuçovë do të shërbejë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë Qarkut të Beratit.

“Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit”, shprehet Gjeneral brigade Ferdinand Dimo.

Baza Ajrore e Kuçovës do të inaugurohet më 4 Mars, sipas planit të parashikuar. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe SHBA.

/a.r

Next Post
VIDEO / Ish-Missi shqiptar që futi në kurth biznesmenët vijon e qetë jetën luksoze

VIDEO / Ish-Missi shqiptar që futi në kurth biznesmenët vijon e qetë jetën luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In