Kanë lënë ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë dy efektivët e RENEA-s, të cilët mbetën të plagosur gjatë aksionit të policisë në Lazarat.
Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj dolën nga spitali mesditën e sotme, duke shpëtuar pa ndonjë dëmtim të rëndë mëngjesin e 24 qershorit, kur humbi jetën kolegu i tyre Ibrahim Basha.
Dy efektivët u plagosën nga “grupi i zjarrit” në fshatin e Gjirokastrës, gjatë një tentative për t’i ndaluar, por u bënë viktimë e një prite të planifikuar prej muajsh.









