• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin fituesit e raundit të dytë në universitete, 48 orë kohë për regjistrimin

by A R
30/09/2017 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin fituesit e raundit të dytë.

Fakultetet e universiteteve publike dhe atyre private kanë detajuar tashmë listën zyrtare të kandidatëve fitues të raundit të dytë, të cilët duhet që të ndjekin me kujdes procedurat e regjistrimit në afatet e përcaktuara, për të mos rrezikuar djegien e studimeve në degën e fituar.

Procesi i regjistrimit për fituesit e fazës së dytë nis gjatë ditës së nesërme dhe do të kryhet në sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse, ku kandidati është shpallur fitues. Duke nisur nga data 1 tetor, në portalin Ualbania, www.ualbania.arsimi.gov.al, gjendet e detajuar edhe lista zyrtare e fituesve të shpallur për çdo program studimi në fakultetet publike dhe ato private.

Fakulteti Ekonomik, si dhe ai i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, janë dy institucionet e para që kanë zbardhur që gjatë ditës së djeshme listën e fituesve të këtij raundi, të cilat i gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Ndërkohë që universitetet e tjera pritet të nxjerrin gjatë ditës së sotme fituesit sipas kuotave të lira të evidentuara në çdo program studimi të tyre.

Edhe raundi i dytë i pranimeve për kuotat e lira, përbëhet nga 7 faza regjistrimi, ku secila prej tyre do të ketë një kohëzgjatje prej 48 orësh. Çka do të thotë se lista e fituesve do të ndryshojë çdo 48 orë. Në rast se nuk arrini të kryeni procesin e regjistrimit në afatin e caktuar, atëherë ju humbisni degën e studimit që keni fituar.

E në rast se kjo gjë ndodh, duhet që të prisni aplikimet e vitit të ardhshëm për të hyrë sërish në garë për të siguruar të drejtën e vijimit të studimeve të larta.“Nga data 1 tetor, deri në 14 tetor 2017, do të vijojë procesi i regjistrimit të kandidatëve të shpallur fitues të raundit të dytë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

Edhe kjo periudhë regjistrimesh do të jetë e ndarë në 7 faza 48 orëshe regjistrimi. Portali online i siguron çdo maturanti akses për të ndjekur në kohë reale ecurinë e procesit të shpalljes fitues në njërin, apo disa prej programeve të studimit nga ato që ka përzgjedhur gjatë 7 fazave 48 orëshe. Hyrja në portalin Ualbania mund të aksesohet vetëm nëpërmjet ID së maturantit.

Në momentin kur shpallet fitues aplikanti duhet të paraqitet pranë universitetit ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48 orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda këtij afati 48 orësh, humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku është shpallur fitues në fazën e parë të pranimeve”, bëjnë me dije autoritetet e Qendrës së shërbimit të Arsimit (ish-AKP), në lidhje me procedurën e regjistrimeve në universitete.

Në këto kushte, çdo maturant fitues i fazës së dytë duhet të jetë i kujdesshëm që të shohë më vëmendje ndryshimin e listës së fituesve dhe të bëjë regjistrimin në afatin e përcaktuar.

Për të finalizuar procesin e regjistrimit çdo kandidat që përfshihet në listat e fituesve duhet që të paraqitet vetë pranë sekretarive mësimore të degës ku është përzgjedhur, për të dorëzuar dosjen e dokumenteve të kërkuara. Në këtë dosje regjistrimi duhet që të përfshijnë:

“Fotokopje të dokumentit të identifikimit, fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore, ose të Dëftesës së Pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose edhe një diplomë të fituar jashtë vendit por që është e njohur nga MAS”. Gjithashtu duhet të jetë edhe deklarata e firmosur nga kandidati ku përcaktohet se nuk është duke ndjekur asnjë program tjetër studimi universitar, dy fotografi, si dhe mandat pagesën e regjistrimit.

Kujdes!

Procedura e regjistrimeve do të kryhet në faza 48-orëshe, çka do të thotë se maturantët dhe kandidatët e tjerë të shpallur fitues kanë vetëm dy ditë kohë në dispozicion për të kryer regjistrimin në degën ku janë përzgjedhur. Nëse kalon ky afat, vendet e tyre shpallen si kuota të lira dhe plotësohen me aplikantë të tjerë që janë poshtë vijës së kuqe. /Dita/a.m.

Next Post
VIDEO/ “Kam frikë se ka njerëz”, alpinisti filmon shkërmoqjen e masivit shkëmbor

VIDEO/ "Kam frikë se ka njerëz", alpinisti filmon shkërmoqjen e masivit shkëmbor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In