• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dalin dokumentet, Liam Payne ‘bombardonte’ ish-partneren dhe familjen e saj me imazhe seksuale

by S T
13/11/2024 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liam Payne i dërgonte ish-partneres Maya Henry dhe familjes së saj foto dhe video tijat “shqetësuese”, sipas një dokumenti zyrtar, raporton Page Six.

Në një letër dërguar Payne dhe avokatëve të tij vetëm një javë para vdekjes tragjike në Buenos Aires, avokatët e Henry deklarojnë se ai kishte “dërguar vazhdimisht imazhe dhe foto Maya dhe familjes së saj në të kaluarën të cilat s’i ishin kërkuar dhe ishin shqetësuese”.

Në imazhe përfshiheshin, por jo vetëm, “foto të organeve gjenitale dhe video të ndryshme të Payne duke kryer akte të çuditshme seksuale vetjake”.

Në dokument Payne akuzohet për “komunikim aktiv” me palët e treta për të shpërndarë “materiale vizuale intime” të ish së dashurës.
Sipas letrës, më 6 tetor Henry mori një mesazh në Instagram nga një grua që thoshte se e njihte mirë ish-anëtarin e One Direction.

Ajo thoshte se kishin nisur të flisnin para disa vitesh. Page Six ka marrë një kopje të mesazhit ku gruaja e paidentifikuar thotë:
“Arsyeja kryesore që të shkrova është sepse së fundmi ai nisi të më dërgonte email-e së fundmi dhe kur e  pyeta kush ishte, më pyeti nëse doja foto nudo tuat ose të dashurës së tij aktuale”.

E dashura aktuale e këngëtarit ishte Kate Cassidy me të cilën ndodhej në Argjentinë përpara se të humbiste jetën. Më tej gruaja i thotë ish-it të tij se iu përgjigj Payne “absolutisht jo” për fotot e ish-ave të tijdhe shtoi se donte “ta lajmëronte Henry për ofertën e tij”.

Gruaja deklaron se në një moment është kontaktuar edhe nga Cassidy që e  ka pyetur pse i dashuri i saj (Liam Payne) ia kishte bllokuar numrin. Ajo sqaron se nuk po i përgjigjej më dhe ai e kontaktonte me llogari të reja iCloud, numra të ndryshëm celulari dhe Snapchat.

Avokatët e Maya Henry kërcënojnë në letër se do të ndërmarrin masa në rast se këngëtari “denigron, kërcënon, ngacmon ose intimidon” klienten ose familjen e saj. Gjithashtu ata shkruajnë se Henry do të kërkonte dëmshpërblim por nuk bëhet e ditur shuma.

Ata përmbyllin duke njoftuar Payne dhe ekipin e tij se kishte 10 ditë afat për t’iu përgjigjur letrës dhe se ai do të ndalonte “ndërmarrjen e çdo veprimi që mund të lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me shpërndarjen, komunikimin ose transferimin e imazheve në fjalë”.

Nuk dihet nëse kërkesa e tyre ka marrë përgjigje nga Payne apo ekipi i tij. Këngëtari ndërroi jetë më 16 tetor, përpara afatit.

Next Post
Masakra me 4 viktima në Shkodër, drejtori i Policisë: Sikur të kisha shkop magjik e ta ktheja kohën pas

Masakra me 4 viktima në Shkodër, drejtori i Policisë: Sikur të kisha shkop magjik e ta ktheja kohën pas

TË FUNDIT

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

LIVE! “Kuvendi të dalë me deklaratë për UÇK”, Balla-Berishës: Ti që i ke shërbyer Serbisë gjithë jetën, liroje atë foltore, se po le nam

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In