Ish-kryretari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk ka pranuar të japë një koment konkret për emrat e rinj të kabinetit qeveritar që u shpallën sot nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS.
Ndërkohë, i pyetur nga Euronews se çfarë pozicioni do të ketë ai në PS, Ruçi tha se tashmë do të jetë një socialist, familjar dhe gjysh i përsosur.
Si ju duket qeveria e re?
Dale të dalë njëherë qeveria e re.
Ju ku do ju shohim së shpejti?
Ku do më shihni? Në rolin e ri që kam deklaruar, socialist, familjar dhe gjysh i përsosur, kaq.
g.kosovari











