• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Dakordësia’/ Minxhozi: Ky është teatër me lugë bosh. Zheji: Doktori në dritare, Bardhi një arlekino

by Java News
19/03/2024 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Artur Zheji, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, tha se Gazment Bardhi nga histeriku kaloi në paqtorin e grupit. Në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai tha se lëvizjet e fundit mund të mos kenë autorizimin e plotë të Berishës.

“Dikur thuhej shprehja që politikanët luajnë dhe bëjnë sikur luajnë teatër, tani teatri simbolikisht ka një mur të katërt, ulet në perde, ngrihet një perde.  Kur ngrihet perdja rrëzohet muri ni katërt dhe ne spektatorët shohim nga një sy magjik dhe futemi aty sikur nuk jemi. Ka një lloj namuzi që ulet ajo perdja nga akti i parë dhe i dytë, tani nuk ka namuz fare. Perdja është ngritur, shkon për të parë politikë dhe thotë shikoni teatrin tonë. Skena politike është dramatikisht e ngjashme me skenën artistike teatrale, doktori në ballkon, Bardhi nuk është te skena me Zhulietën, Gazi është arlekino. Ky që bënte si histerik për t’i shkulur mikrofonin deputetes, tani është paqtori apoo çobani i paqes së grupit. Kjo lëvizje është që duhet zbuluar nëse e ka të plotë autorizimin e plotë të doktorit apo jo sepse akoma nuk po e defaktorizon doktorin. Ndoëse duket sikur Bardhi dhe të tjerët janë një lloj mashe, jemi në fazën më të rrezikshme që mund të bëjmë një dakordësi, ta lëmë në dritare dhe ne vazhdojmë lojën tonë“, tha Zheji.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi tha se:

“Partia e dytë më e madhe në Shqipëri e ka vulën në status tranzitor, njëherë  e merr njëra seli, njëherë e pretendon selia tjetër. Tani që të vijmë tek paqja, do të doja ta kisha parë si qytetar i këtij vendit që deri diku duhet ta shijojë sepse ai teatër i shkretë ka pas milionat që vendos parlamenti, që diskutohen aty, që marirn vulën dhe rrugën e drejtë apo të zhdrejtë, që shkojnë në duar të mira apo të këqija, që përkthehen në projekte ose që humbin në drejtim të paditur. Pra, është vendi ku bëhet jo vetëm politika po ku ekonomia e këtij shteti merr formë. Propozimi i sotëm i Bardhit që e lexojmë në aspektin teatral,  le ta lexojmë nga pozicioni i një politikani që ka brenda dhe pak populizëm, që mundohet t’i shkelë syrin një shtrese të caktuar të popullatës ose le të marrim më absurden që është një propozim racional që i ka ardhur koha.

Ky është teatër me lugë bosh. Do të doja që këtë paqe ta kisha parë disa muaj më parë. Për mua Bardhi është një politikan që është ende në pjekje e sipër. Pse do të doja ta shihja paqen, në fundin e vitit të shkuar ka kaluar për 5 minuta ligji financiar i shtetit, nëse do të ishte kjo paqe do të kishte të paktën 24 orë debate sic kemi parë gjithmonë. Jam shumë më i kënaqur të shoh që të marrin skifterët ca vakanca dhe palët të futen në procedurë, të bëjnë punën në komisione, të thonë atë që duhen në seanca plenare dhe të kalojnë apo jo ligjet sesa të shoh grumbullin e shëmtuar të karrigeve. Duket sikur të gjithë u bënë miq dhe u pajtuan dhe vetëm një burri mbeti në shtëpi të vet i mbyllur.“, u shpreh Minxhozi./m.j

Next Post
Tre sfidat kryesore për 2024/ Mazniku: Reforma territoriale uli brenda pak vitesh borxhet e bashkive!

Tre sfidat kryesore për 2024/ Mazniku: Reforma territoriale uli brenda pak vitesh borxhet e bashkive!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In