• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dako një njeri i lirë, të hetohet”, Rama: Urdhër absurd i Prokurorisë për të ndaluar mediat

by Java News
06/06/2019 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se dosja 339 është mbajtur në sirtar për shantazh, duke shtuar se Vangjush Dako tashmë është njeri i lirë dhe mund të hetohet deri në fund.

Gjatë intervistës në Real Story foli për përgjimet e prokurorisë që u publikuan tek gazeta Bild.

“Është një urdhër absurd i prokurorisë për të ndaluar mediat që të publikojnë përgjimet. Absurd! Nuk e di nëse i referohet ndonjë ligji të shkruar, por është i gabuar. Mediat janë të lira. Fjala vjen Wikiliks, tronditi gjithë labirinthin e komunikimeve diplomatike amerikane por nuk di të jep hapur ndonjë proces gjyqësor për gazetat. Mediat janë lajmësi.

Për sa i përket çështjes, unë them që çështja ka disa aspekte. Kam neveri nga përgjimet, jo nga përdorimi i përgjimeve sepse janë shumë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta sepse mund të nxirren nga e vërteta. Ka një aspekt edhe moral. Jemi në kushtet kur kryetari i bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat. Është një person i lirë që duhet të përgjigjet deri në fund.

Përgjimet nuk janë prova, janë indice. Shikoj që ka një shëmti dhe më vjen për të vjellë kur dëgjoj biseda të caktuara. Ajo që është me rëndësi është se sa këto janë muhabete të materializuara me fakte dhe muhabete të njerëzve që bëjnë sikur zgjidhin çështjet në planet. Aspekti ligjor është një katastrofë nga pikëpamja e menaxhimit të këtij procesi. Është përgjegjësi e prokurorëve të ruajnë përgjimet.

Gjithë këta njerëz që i përkasin botës së krimit janë në burg. sa i përket aspektit politik ka diçka që askush nuk e thotë, por është diçka më problematikë…sepse unë besoj që kjo është një dosje e mbajtur në sirtar për shantazh politik dhe që lidhet me atë që unë e kam quajtur tërmeti i reformës në drejtësi në proces.

Këto copa materiale merren dhe nxirren që të ekspozohen në një gazetë me tirazh shumë të madh në Gjermani, duke sulmuar dy gjëra, e para duke i dhënë një kornizë të një zbulimi gjerman për të sugjestionuar shqiptarët këtu. Nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur ne presim nga Gjermania dhe vendet e tjera të marrim një dritë jeshile për negociatat. Natyrisht ky është një ushqim që helmon gjakun e shumë njerëzve këtu.

Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë. Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh. Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
A ta hap Rama telefonin pas përgjimeve? Dako: Pse çfarë ka ndodhur

A ta hap Rama telefonin pas përgjimeve? Dako: Pse çfarë ka ndodhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In