Vijojnë akuzat e kundër-akuzat mes deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Pas një reagimi të Vokshit përmes një shënimi në Facebook, ka ardhur edhe përgjigja e Dakos në të njëjtin medium.
“Shih shih, më qenka pergjigjur Albana Vokshi bo bo bo!.. Tamam siç është dhe sic e tregojne, tallagjare që s’i ndahet tjetrit…
Bërtet fort dosja thotë! Po shumë mirë, hajde në gjyq të të shohin edhe gjykatësit kur të bërtasësh fort!
Vetëm për kërcënim mos akuzo se kjo nuk pranohet. Padia është qytetari jo kërcënim. Kollaj të bërtasësh fort kur s’ke gjykatësin mbi kokë, po hajde ta shofim njëherë sa do bërtasesh kur të jesh në këmbë atje”, shprehet Dako.