• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dako do të mbetet miku im edhe në burg”, Rama tregon se çfarë i tha Saimir Tahirit kur “i propozuan” për 48 orë qelinë

by A R
14/02/2020 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me ish-kryebashkiakë dhe ish-ministra socialistë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama foli për mënyrën se si janë menaxhuar akuzat e drejtuara ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste, ku disa janë shkarkuar dhe disa janë duke u përballur me drejtësinë. Megjithatë, çështja shtrohet pse ata janë mbështetur dhe a po mbështeten akoma nga kryeministri Edi Rama?

Kur u pyet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Rama u shpreh se e ka përjashtuar atë që të përballet me drejtësinë.

Për ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili doli në përgjimet e dosjes “339”, tha se e ka mik, madje shtoi se edhe në burg po të shkonte Dako, sërish ai do të ishte miku i tij.

Robert Rakipllari i tha se Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit është përfshirë në korrupsion, por kryeministri  saktësoi se ai është “ish…”

“Ç’rëndësi ka, ai është i përfshirë në korrupsion të lartë. I ndalohet hyrja në SHBA dhe ti vazhdon të rrish me të….çfarë qëndrimi ke ti?, iu përgjigj gazetari Rakipllari.

“Ore, e do troç ti? Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Ua…..më dëgjo. Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë prapë miku im. Me Dakon nuk ka bërë kurrë, as kam kërkuar as s’i kam kërkuar ndonjë shkelje”, – u shpreh  Rama.

“Mua mos më gjykoni nëse dikush bën diçka në shkelje të ligjit. Më refuzoni kur unë shkel ligjin”, tha Rama më tej, lidhur me pyetjet, teksa Fevziu i kujtoi se “ambasadori të tha mos i vendos në Bashki, ti i vure”.

“Po nuk vendos gjë unë…këtu drejtori i tatimeve u dënua dhe qëndroi në detyrë deri në fund, sepse sipas paraardhësit tim, deri në vendimin e prerë ai është i pafajshëm”, tha kryeministri, duke bërë edhe një krahasim.

Kur u pyet për Saimir Tahirin, kryeministri u shpreh: Tahirit iu kërkua të futej në burg 48 orë pasi një kazan në përgjime të letrave të prokurorisë italiane doli në gazetë. Çfarë bëra unë? Në burg? Jo atje s’do ta çoni por i thashë: Ti Sajmir, tashi do dalësh nga këtu, nuk je më pjesë e PS-së, nuk je më pjesë e selisë tonë. Avokatin nga unë mos prit, shko dhe bëj drejtësi. Kush e ka bërë këtë në Shqipëri? Asnjeri”.

/a.r

Next Post

Ja çfarë shkruajnë gazetat për sot, e premte 14 shkurt 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In