• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dajti n’Fest, Veliaj: Mbajtëm fjalën për një pistë profesioniste (GALERI)

by Java News
10/12/2017 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të apasionuarit pas sportit ekstrem të hedhjes me parashutë nuk ka nevojë të udhëtojnë deri në Llogara për të ushtruar pasionin e tyre. Tashmë, edhe Tirana ka një pistë të vetën të hedhjes me parashutë në malin e Dajtit, nga ku mund të fluturojnë të gjithë parashutistët profesionistë apo edhe ata që kërkojnë të provojnë adrenalinën që të jep ky lloj sporti. Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan për dy ditë me radhë “Dajti n’Fest”, një organizim i kthyer në traditë për promovimin e turizmit dhe produkteve e zejeve të zonës, ku u përurua edhe pista e hedhjes me parashutë në malin e Dajtit.

Pjesë e aktiviteteve u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe shumë qytetarë të Tiranës që kishin zgjedhur që ditën e sotme ta kalonin në “Dajti n’Fest”. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që më në fund edhe Tirana ka pistën e saj të hedhjes me parashutë. “Më vjen shumë mirë që e mbajtëm fjalën, edhe e di që kemi shumë punë për të bërë. Ky është vetëm fillimi. Sapo kemi markuar territorin për ta kthyer pastaj në një pistë profesioniste që mund të akomodojë dhe dhjetëra sportistë njëkohësisht, megjithatë  fillimi i mbarë është gjysma e punës”, tha Veliaj.

Ai falenderoi Aeronautikën Shqiptare, si dhe të gjithë të apasionuarit e sporteve të aventurës, që falë këmbënguljes dhe bashkëpunimit të tyre me Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera u bë e mundur ngritja e kësaj piste. “Një njeri që s’ka pasion, që s’ka dëshirë, që s’ka hobi, nuk mund të bëjë dot gjëra të bukura. Unë besoj që kjo është një metaforë, një histori e njerëzve që kur kanë pasion diçka i qepen atij deri sa të dalin me sukses. Po të shikojmë të gjitha historitë e bukura të qytetit tonë janë histori të njerëzve me pasion. Dua të falenderoj të gjithë të apasionuarit dhe të gjithë sportistët të aeronautikës shqiptare që falë pasionit të tyre lidhën një shkuesi me të gjitha institucionet për t’ia dalë, me Bashkinë, me APR-në, me Ministrinë, me të gjitha agjencitë e zonave malore”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se çdo nismë apo investim që sjell zhvillimin e sportit i shërben në radhë të parë të gjithë atyre të rinjve dhe rejave që kohën e lirë duan ta kalojnë duke u marrë me aktivitete fizike. “Ka shumë rëndësi që të gjejmë çdo mënyrë, qoftë duke u marrë me aeronautikën dhe duke fluturuar, qoftë duke u marrë me çiklizëm, qoftë me garën me makinat, qoftë me futbollin, volejbollin, basketbollin, me fushat e reja, çdo lloj arsye që e merr të riun shqiptar nga kafeneja, nga pika e bastit, nga bingo dhe e sjell në natyrë për çfarëdo lloj sporti, është një arritje dhe është një jetë që e kemi fituar dhe e kemi marr ne mbrapsht në komunitetin tonë. Ndaj, dua që të inkurajoj sa më shumë të rinjtë tanë, të gjitha shkollat, të gjitha universitet që të marrin pjesë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi për këtë edhe sipërmarrësit privatë, të cilët kanë mbështetur nismat që sjellin zhvillim turistik dhe ekonomik për qytetin. Duke uruar festat, Veliaj theksoi se shumë shpejt Bashkia e Tiranës, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, por edhe zhvillimit ekonomik të zonave rurale, do të hapë tregun e gjelave të detit në Baldushk.

“Meqë janë festat dhe kemi kapur borën e parë në Dajt, dua t’iu uroj të gjithëve gëzuar festat. Shumë shpejt do të hapim tregun e gjelave jo në mes të Tiranës, por në Baldushk, aty ku është gjeli më i mirë i detit. Do të kemi shumë prodhime të fermave tona dhe inkurajimi është ky, vendi ynë është i bekuar! Kemi produkte lokale, kemi natyrë, kemi arsye për t’u marrë me sport. Nëse do t’i kalojmë festat në këtë mënyrë, edhe do inkurajojmë ekonominë lokale, ajo do të ishte lajm shumë i mirë edhe për të gjithë ata që e kalojnë të gjithë vitin në fermat apo në zonat rurale për të jetuar me ekonominë që sjell fshati”, tha Veliaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se nisma të tilla nxisin edhe më shumë zhvillimin e potencialit turistik, ndërsa theksoi se turizmi mbetet një prioritet për qeverinë. “Padyshim turizmi malor, turizmi i aventurës, turizmi jashtë sezonit është për ne një prioritet dhe një përpjekje fantastike që nuk mund ta bëjmë kurrë vetëm. Prandaj, jemi këtu në këtë ditë të diele për t’i dëshmuar të gjithëve që së bashku mund t’ia dalim të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Padyshim bashkëpunimi me bashkitë është themelor në këtë histori, po nuk do të mjaftonte kjo nëse nuk do të kishim me mijëra e mijëra djem e vajza të mrekullueshme që kanë sakrifikuar në këto vite, tashmë kanë të drejtën e tyre të kërkojnë më shumë nga ne, më shumë investime, organizime dhe më shumë pjesëmarrje. Prandaj vazhdojmë të këmbëngulim që turizmi i aventurës, turizmi i njerëzve, të cilët duan të shijojnë natyrën, pasi është edhe një burim shumë i mirë të ardhurash edhe financiar për ekonominë e vendit”, tha Klosi

Dajti n’Fest ofroi për qytetarët e Tiranës gjatë kësaj fundjave mundësi pa fund argëtimi, ndërsa për banorët e zonës patën mundësi që të ekspozonin dhe të shisnin produktet e tyre agroushqimore. Muzikë, gara road-bike, hiking në një shteg të ri, hedhje me parashutë, fluturim me balonë, folk, rock climbing, ishin disa nga surprizat që organizatorët kishin menduar si mundësi argëtimi për pjesmarrësit e shumtë që pëlqejnë turizmin malor dhe sportet ekstreme. Ndërkohë që, për banorët e zonës u organizuan panairi i agroushqimit, i zejeve dhe artizanatit, ku ata mundën të ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre.

 

Next Post
Dokumentet sekrete të Sigurimit, si kompromentoheshin studentët në komunizëm

Vjedhësit e festës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

January 1, 2026
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com