• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Dajti”, hoteli më modern i Ballkanit që u përdor për 10 vjet si banjë publike

by
03/06/2015 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej pothuajse 10 vitesh, që nga çasti kur iu vu dryni dhe iu bë inventari i pjatave, pirunëve dhe shandanëve, ai u la në mëshirë të erozionit dhe asgjë tjetër. Për një kohë të gjatë u përdor si banjë publike pasi i mungonte dhe rrethimi i duhur me një gardh ku të mos lejohej të kalonte kush. Tanimë kemi një pamje krejt të re të një prej godinave simbol të kryeqytetit. Në vend të hotelit luksoz dhe gjithë shkëlqim, sot gjen një ngrehinë pa asnjë identitet të rrethuar me llamarina. Ky është hotel “Dajti, me një sipërfaqe të përgjithshme e territorit prej 8760 metra katror, ndërsa sipërfaqja nën objekt është 10240 metra katror . Arkitektura e hotelit është e stilit modern, cilësohet për plasticitet që ia japin lozhat e thella. Për shumë kohë ka qenë hoteli më modern i Ballkanit, duke përfaqësuar ndërtimin më interesant në Tiranë. Për shumë kohë Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve ’90-të, ku ai ishte ndalesa kryesore e të huajve, të cilët vizitonin Shqipërinë. Deri në vitin 1995, ndërmarrja Hotel “Dajti” ka qenë lider në fushën e hotelerisë dhe ka rezultuar me bilance mjaft pozitive. Për një kohë ekzistonte projekti për ta kthyer hotel “Dajtin” në Ministri të Jashtme. Por as kjo nuk funksionoi.

Ndërsa së fundmi Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka pezulluar punimet në fasadën e ish-hotel “Dajtit”, i blerë nga Banka e Shqipërisë, për t’u kthyer në mjedise të këtij institucioni. Është shpjeguar se arsyeja ka të bëjë me daljen nga projekti fillestar i hotel “Dajtit”, i realizuar në fund të viteve ‘30 nga arkitekti italian, Gherardo Bosio. Meqenëse godina është objekt i kategorisë së dytë, fjala e fundit për fatin e këtij objekti, i mbetet tashmë Këshillit Kombëtar të Territorit. Banka e Shqipërisë ka blerë godinën e hotel “Dajtit” me një vlerë prej rreth 4 miliardë lekësh, 5 vite më parë. Nga ajo kohë objekti ka pësuar degradim. Kthimi i ish-hotel “Dajtit” në zyra të bankës ka ngjallur mjaft debate në publik, për shkak të vlerave historike që ai mbart./Respublica/

Next Post

Sali Shijaku, 82 vjec: Arti të rinon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In