Një numër azilkërkuesish të strehuar në qendrën federale të azilit në Thun (Kantoni i Bernës) pasditen e të premtes kanë pasur një qërim fizik hesapesh. Me këtë rast janë lënduar tre prej tyre.
pas ardhjes së policis me disa patrulla, gjendja u qetësua sërish, ndërsa tre të plagosurit janë transportuar në spital, njofton Policia Kantonale e Bernës.
Sipas informatave të para, një numër banorësh të kësaj qendre kishin filluar një zënkë që përshkallëzoi në konflikt fizik në mes të së paku dhjetë prej tyre.