• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Daja prezantohet te Skënderbeu: Truri ka dëgjuar zemrën…

by A R
08/08/2019 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri Ilir Daja ka nisur aventurën e tij te “Skënderbeun”. Për Dajën ky është një rikthim te stoli i ujqërve të dëborës. Në prezantimin e tij, tekniku Daja thekson se kësaj radhe truri ka zgjedhur të ndjek zemrën.

“Kam patur oferta të ndryshme, por zgjodha Skënderbeun për ato që tha presidenti. Kam kaluar këtu kulmin e karrierës, kemi bërë gjithçka brenda një edicioni, duke pasur parasysh titullin, Kupën dhe “Europa League””, tha ai.

“Këtë radhë truri ka dëgjuar zemrën. Vendosa që me shumë respekt dhe vlerësim të marr përsipër ta drejtoj Skënderbeun. Motivimi është shumë i vështirë në këto kushte. Ekspeienca më ka bërë që nuk më mungon pjesa e motivimit. Situata është e veçantë dhe të gjithë aktorët duhet të jenë pjesë e motivimit”, shton Daja.

“Merkatoja duhet të nisë me lojtarin e 12-të, tifozët, që të jenë përkrah nesh. Kemi marrë garancinë edhe nga bashkia se skuadrës nuk do t’i mungojë asgjë. Europa është vitrinë, por ka edhe mënyra të tjera për të promovuar lojtarët. Marrim shembullin e Gurit dhe Abazajt”.

Tekniku i tiranas, flet dhe për objektivat.  “Nuk mund të dalim me objektiva konkretë. Edhe pse kemi një grup me eksperiencë, duhet kompletuar skuadra, por afati kohor është i limituar”.

“Kemi pak mundësi zgjedhjeje. Po punojmë të afrojmë lojtarë cilësorë. Nuk mund të pretendojmë se do të jemi “lokomotiva” e garës, por aty afër. Politikat në futbollin shqiptar janë afatshkurtra. Nuk mund të bësh plane afatgjata. Ka qenë ndjesia e mrekullueshme që kam përjetuar në Korçë, ajo që më thirri nga brenda. Pra, doja që edhe unë të jepja kontrbut në këtë moment. Do të jemi konkurrues, jo vetëm për të plotësuar Superioren”, sqaron Daja.

Duke folur për merkaton, Daja thekson se duhen bërë përforcime në mbrojtje. “Është afruar Turturlli, portierin nuk e diskutojmë, sepse kemi dy shumë të mirë, Koliçi dhe Dajsinani. Mbrojtja është reparti më i boshatisur. Kanë ikur Vangjeli, Radas. Në sulm dhe mesfushë ekipi ka cilësi. Është për t’u parë, që të shtojmë rivalitetin, konkurrencën. Në raste problemesh, duhet të kemi mundësi për t’i zëvendësuar lojtarët”, përfundon Daja.

/a.r

Next Post
“Teatri Kombëtar”, Niko Kanxheri: Nostalgjia për dy godina duhet të zhbëhet

"Teatri Kombëtar", Niko Kanxheri: Nostalgjia për dy godina duhet të zhbëhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In