• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Daja i tij kërkoi mandatin e Lapajt! Shabani letër KQZ-së: Njihni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur

by E S
11/07/2025 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një “komedi” ishte ajo që ka ndodhur së fundmi brenda koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”.

Endrit Shabani ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kandidati Zeqir Kordhoni, i afërm i tij, i cili ngriti pikëpyetje mbi mundësinë që ai të përfitonte mandatin që i takon Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar. Kordhoni kishte firmosur dorëhreqjen, por se një ditë më parë ka deklaruar se nuk ishte i sigurt, se kishte firmosur shumë dokumente dhe “nuk e kishte të qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit”.

Duket se Shabani tashmë është marrë vesh me dajën e tij dhe i bën thirrje KQZ-së të njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Letra e Endrit Shabanit dërguar KQZ-së:

Datë: 11 Korrik 2025 Lënda: Kërkesë për njohjen e dorëheqjeve të dorëzuara në 11 Maj 2025 Drejtuar: Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kryetarit Ilirjan Celibashi I nderuar Z. Komisioner, Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ju drejtohem për të kërkuar zyrtarisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë sa më shpejtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dhe të shpërndajë mandatet sipas vullnetit të zgjedhësve. Kanë kaluar dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe këto vonesa po krijojnë hapësira për lojra politike, të cilat po delegjitimojnë procesin duke u kthyer në telenovelat e verës. Gjithashtu, kërkoj që KQZ-ja të njohë vullnetin e zgjedhësve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ku mbi 54,000 vota u dhanë drejtpërdrejt për kandidatët e listës sonë të hapur. Këto nuk janë thjesht shifra, por një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve për të zgjedhur direkt përfaqësuesit e tyre në parlament. Më lejoni t’ju rikujtoj se ky garim me lista të hapura, erdhi në kushtet kur partitë e vjetra u bënë bashkë për të na imponuar një kod zgjedhor anti-demokratik.

Ne e sfiduam këtë përpjekje duke e ccuar ccështjen në Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas duke u detyruar të përdornim një artificë, e cila gjithësesi është brenda hapësirës që na jep ligji. Prandaj, për të vendosur një standard demokratik në Shqipëri, do duhet të krijohen kushte kur partitë politike të garojnë me lista të hapura. Dhe për këtë qëllim, kërkoj nga KQZ-ja që të njohë dorëheqjet e dorëzuara me datë 11 Maj 2025 nga 46 kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit tonë, të cilët me vullnet të plotë deklaruan se nuk synojnë të marrin mandatin e deputetit. Dua t’ju rikujtoj se veprimet tona janë marrë në bashkërendim të plotë me KQZ-në. Pikërisht për këtë arsye insistojmë që KQZ-ja të veprojë në përputhje me praktikën e mëparshme të tij, ku dorëheqjet e paraqitura janë njohur pa pengesa apo interpretim selektiv. Çdo devijim nga ky standard në rastin tonë do të përbënte jo vetëm shkelje të parimit të barazisë, por do të cënonte besueshmërinë e institucionit.

Prandaj, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që:

Të njohë zyrtarisht dorëheqjet e 46 kandidatëve të listave të mbyllura të paraqitura në
datë 11 Maj 2021, në përputhje me vullnetin e kandidatëve;

Të vijojë me procedurat për t’i dhënë mandatin kandidatit të renditur i pari në listën e
hapur, në përputhje me ligjin dhe normat demokratike;

Të mos lejojë asnjë manipulim apo vonesë që do të përbënte mungesë respekti ndaj
65,000 qytetarëve që i besuan koalicionit tonë dhe kandidatëve tanë.

Besojmë se nën drejtimin tuaj, KQZ do të qëndrojë në lartësinë e misionit të saj për të

mbrojtur procesin demokratik dhe për të mos lejuar asnjë devijim nga vullneti i votuesve.

Me respekt,

Endrit Shabani

Next Post
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump

“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In