Ilir Daja foli për herë parë si trajner i Partizanit. Tekniku kryeqytetas u shpreh se ka ardhur për të sjellë te të kuqtë mentalitetin fitues që e ka zbatuar në çdo klub që ka drejtuar.
“Kam një karrierë 25-vjeçare. Është një dozë emocionale e madhe kur vjen te një klub i madh. Shoh që ka shumë gazetare. Kur ka kaq shumë pritshmëri nga gazetarët, imagjinoni tifozët. Partizani është vlerësim, por dhe përgjegjësi. Është klubi me shumë trofe në futbollin shqiptar. Është një ekip që gjithmonë pritshmëria ka qenë e madhe. Presioni për të arritur nivelet maksimale ka qenë prezent. Do të mundohemi të gjithë bashkë, çelësi i suksesit është bashëpunimi. Këtë presion të klubeve të mëdha ta kanalizojmë në sukses. Jam i gëzuar që m’u besua mua ky project. Falenderoj presidentin dhe drejtorin. Po të shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen.
E para te Sënderbeu kalova shumë sukses. Ka patur sukses në kampionatin shqiptar. Nuk është problem i madh që lëviz sepse në çdo klub dua të marr maksimumin. Këtë do të bëj dhe te Partizani. Te çdo klub kam fituar respektin e tifozëve, por dhe të kundërshtarëve. Ky jam unë.
Në historinë e futbolit shqipoar kam fituar 3 kampionate me 3 ekipe të ndryshme. Jam i vetmi trajner që kam drejtuar të 3 ekipet të kryeqytetit.Trajneri është tifoz me ekipin që drejton Energitë duhen të përqëndrohen. Mentalitetli i fituesit duhet të përçohet kudo. Të marrim dhe trofe të tjerë në futbollin shqiptar
Secili klub ka pjesën e vet individuale. Unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë dua të vazhdoj edhe këtë sezon.
Partizani ka pritshmëri maksimale. E dëgjova drejtorin me vëmendje. Do të dalim me objektiv konkret kur të fillojë kampionati. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm. Duhet të shprehem mirë në lojë në maksimum. Po t’i marrim gjërat hap pas hapi është më mirë të realizojmë objektivat afatshkurtër para atij afatgjatë”, u shpreh Daja.

Drejtori i Partizanit Olsi Rama deklaroi për mediat gjatë prezantimit të Ilir Dajës së Partizanit se kontrata me trajnerin e ri është afatgjatë.
Rama u shpreh se marrëveshja me ish-trajnerin e Skënderbeut ka qenë gjëja më e thjeshtë që ka bërë në karrierën e tij, pasi mjaftoi vetëm një bisedë e shkurtër dhe një shtrëngim duarsh. Më tej Rama deklaroi se objektivi primar është përmirësimi i lojës, ndërsa rezultatet do të shikohen në vijim.
“Shpresojmë ta vlerësojmë me disa sezone të mira me në krye Ilir Dajën. Është një trajenrët më të mirë në Shqipëri. Është më se normale për Partizanin të kërkojë ecurinë e duhur. Marrëveshja me Dajën ka qenë më e thjeshta që kam bërë. Mjhaftoi një bisedë dhe shtrëngim duarsh. Kemi gjëra të përbashkëta.
Një gjë interesante nga biseda që pata me Ilirin, gjëja e parë që më kërkoi ishte fusha me bar. Është i sigurtë që Partizani do ti kushtet optimale për të punuar. Stërvitshmëa e lojtarëve duam të jetë më e mirë se e Skënderbeut
Kontrata – Kemi një objektiv konkret, Partizani të bëhet një ekip me koncept loje, me disiplinë brenda dhe jashtë fushe. E nisëm, para dy vitesh, por nuk e vazhduam dot këtë sezon. Nuk kemi vendosur objektivë për pritshmëri për tituj, por të vendosim baza të shëndosha dhe për më tej. Çdo e keqe ka dhe një të mirë. Duke mos qenë në kupat e Europës, të bëjmë një fazë përgatitore më të qetë për të konkuruar denjësit në kamoopnat. Objektivi kryesor është loja. Kontrata është afatgjatë Daja urojmë të zgjidhë hallet tona. Bashkë me stafin e vet duke vendosur dhe strukturën e klubit jo vetëm për ekipin e parë, por dhe për ekipib B. Ideja është të ndërtojmë një strukturë që të shërbejë për shumë kohë. Që nga rivitalizimi i akademisë.
Pse të duket objektiv loja?Është objetkvi më i vështirë”, deklaroi Rama.











