• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Daily Mail”: Vrasësi shqiptar që është sërish i lirë në rrugët e Britanisë

by Java News
07/11/2016 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një vrasës shqiptar është kthyer në rrugët tona disa muaj pasi “Daily Mail” tregoi se si ai është tallur me procesin e tij të ekstradimit”.

Kështu e nis shkrimin e saj të sotëm britanikja “Daily Mail”, për shqiptarin Ardian Rragami, i cili është dënuar për vrasje me 15 vjet burg në Shqipëri.

3A21DC4700000578-3911498-image-m-3_1478478460506

Në muajin Qershor, kjo gazetë britanike zbuloi se Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer në Britani katër vjet pasi u ekstradua në atdhe për të shlyer dënimin prej 15 vjetësh për vrasje.

Brenda disa orësh pasi Ministria e Punëve të Brendshme britanike i kërkoi të jepte llogari për praninë e tij në Angli, zyrtarët e Emigracionit e ndaluan atë në pritje të dëbimit.

Por tani Rragamit i është dhënë liria me kusht pasi ai e apeloi vendimin për ekstradimin e tij të dytë. Një gjykatës nga Birmingham e la atë të lirë më 7 shtator.

Gjykatësi Esther Lagunju kishte urdhëruar që të mbahej me cip elektronik, pra nën mbikqyrje elektronike, të mos dalë nga shtëpia nga ora 8 i darkës deri në 8 të mëngjesit dhe të shkojë çdo javë të firmosë si detyrim paraqitje.

Zyrtarët kanë refuzuar të japin detaje të arsyeve të tij të apelimit të vendimit për ekstradim.

Rragami

Por, “Daily Mail” shkruan se “shumë kriminelë të huaj përmendin të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Aktit të të Drejtave të Njeriut, kur apelojnë deportimin”.

Rragami është fotografuar së fundmi në qytetin Essex, ku ai jeton me gruan e tij britanike dhe dy fëmijët, duke pirë cigare.

“Rasti i tij thellon skandalin e vrasësve shqiptarë të cilët kanë ikur në Britani të Madhe, teksa autoritetet tani po përballen me një betejë gjithnjë e më të kushtueshme për të ekstraduar Rragamin në atdhe. Gjatë verës “Daily Mail” ka zbuluar edhe dy të tjerë të cilët, ashtu si Rragami, vijnë si refugjatë kosovarë në Britaninë e Madhe”.

Rragami, duke u paraqitur si kosovar i quajtur Ardian Gashi, për herë të parë hyri në Britani, pas vrasjes së një personi në Veri të Shqipërisë në vitin 1998.

I arratisuri, i martuar e divorcuar në Londër në vitin 2002 thuhet se ka përfituar azil pasi zyrtarët besuan në gënjeshtrat e tij se ishte shtetas nga Kosova./panorama/a.k

Next Post
Deklaratë qesharake e Ibrahimoviç pas golit të 25 mijtë në Premierligë

Deklaratë qesharake e Ibrahimoviç pas golit të 25 mijtë në Premierligë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In