Daily Mail: Parisi pa bukë në gusht!
Kryeqyteti i Francës ka rrezik të mbetet pa bukë gjatë pjesës së dytë të muajit gusht. Arsyeja: Ka gjithnjë e më pak furra të hapura për shkak se para disa muajsh është suspenduar ligji shumëvjeçar që i detyronte furrtarë që pushimin e vet vjetor ta paralajmëronin në prefekturë, shkruan Daily Mail.
Që nga viti 1790 furrtarët kanë qenë të detyruar ta paraqisnin periudhën e vet të pushimit në mënyrë që në Paris të organizoheshin kujdestaritë që të mos mbetej pa bukë. Para disa muajsh në fuqi është futur ligji i ri i cili e thjeshtëson jetën e firmës ashtu që furrtarët tani mund ta marrin pushimin vjetor kur të duan dhe pa pasur nevojë t’i paraqiten prefekturës, transmeton Koha.net.
Kryetari i Odës së Furrtarëve të Parisit Dominique Hernacte konsideron se problem nuk është mungesa e bukës, por mungesa e blerësve të saj, sepse dihet se gjatë gushtit parisienët e braktisin qytetin dhe ia “dorëzojnë” atë turistëve. Ai ka shtuar se furrtarët megjithatë do të duhej që më shumë të mendonin për blerësit e vet.