Daçiçi euforik: Kombet e Bashkuara e refuzuan Kosovën në UNESCO
Gjeti punë ministri i jashtëm serb me Kosovën. Së fundmi, Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq i ka konfirmuar gazetës së Beogradit “Blic” se Kombet e Bashkuara “nuk kanë pranuar që UNESCO të përcjellë kërkesën e Kosovës për pranim në këtë agjenci”. Daçiq, transmeton Koha.net, thotë se në UNESCO nuk do të arrijë propozimi që të debatohet për kërkesën e Kosovës por ai ka tërhequr vërejtjen se ky është vetëm hapi i parë.
“Tani mund të pritet që Kosova me kërkesën e vet t’i drejtohet drejtpërdrejt UNESCO-s”, ka thënë Daçiq.









