Armët e gjetura pranë shtëpisë së kryeministrit Aleksandër Vuçiç meritojnë vëmendje të veçantë, pasi atij i është dërguar mesazh se jeta e tij është në rrezik.
Kështu ka folur paraardhësi i tij, sot zëvendëskryeministër e ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, transmeton Koha.net.
“Vuçiçit i është dërguar mesazh se jetën e ka në rrezik. Në fund të fundit, për shkak të dështimit të shërbimeve të sigurisë u vra Zoran Xhinxhiç.
Çështja është shumë serioze dhe e rëndë, duhet të përcaktohet përgjegjësia”, ka shtuar më tej Daçiç, citohet Koha. (b.an)