Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka përmendur Fadil Vokrrin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së.
Ai ka thënë se më 1986 ai zgjodhi Partizanin e Beogradit, ku luajti tri vite me radhë dhe ende përkrah këtë ekip, transmeton Koha.net.
Daçiç duke potencuar se Vokrri tash është kryetar i Federatës Futbollistike të Kosovës, ka kujtuar se Vokrri ka shënuar për Partizanin gjatë ndeshjes kundër Flamurtarit të Vlorës. (b.an)