Serbia është e gatshme që të vazhdojë përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përhershme që do të ishte në interesin edhe të Prishtinës edhe Beogradit.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, që ka thënë se përpjekjet e tyre po bëhen që t’i sillet stabilitet gjithë rajonit dhe Evropës, shkruan Most, përcjell Klan Kosova.
Daçiq ka thënë se synimi kryesor i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit. (b.an)