Revista “Dabiq”, publikim i ISIS, në numrin e saj të fundit u ka bërë thirrje xhihadistëve të godasin Australinë.
Thirrja u drejtohet muslimanëve në Australi që të të kryejnë sulme vetëvrasëse me bomba dhe armë, për të cilat revista jep edhe këshilla se si t’i sigurojnë.
Po ashtu, “Dabiq” ka përshëndetur edhe masakrën e kryer në San Bernardino në SHBA.
Besohet se revista e ISIS shtypet në Raqqa të Sirisë. Botimi është i cilësisë së lartë dhe mendohet se prodhohen disa mijëra kopje, në disa gjuhë.
Revista e merr emrin nga qyteti Dabiq në Siri, ku besohet se do të ndodhë beteja finale midis muslimanëve dhe të pabesëve.