• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çupi: Izolimi i Berishës, domosdoshmëri. Tani është një shtet tjetër, mbrojtja e tij bëri propagandë

by Java News
18/12/2023 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit votoi sot për t’i hapur rrugë “zhveshjes”  së imunitetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me gjashtë vota pro, ky organ dha autorizimin për heqjen e imuniteti, proces ky, i cili prioritet të vuloset përfundimisht në seancën plenare të së enjtes.

Analisti Frrok Çupi, i pranishëm në “Special Report” tha se ky vendim tregoi se drejtësia është aftë të përmbushë vullnetin e popullit duke goditur persona, të cilat ishin personifikuar si të paprekshëm.

Ai theksoi se nëse Berisha do të lihet në arrest shtëpi, sërish prittë të kemi ecejake, pasi ai do tentojë të thyejë masën e  gjykatës.

“Berisha e ka marrë pushtetin në mënyrë spekulative dhe në pakicë. Ka qenë gjithë jetën në pakicë. Ai ka deklaruar se në kushte të caktuara ka pasur në duar disa snjapers, që i kishte vendosur në drejtim të kokave të opozitës. Ai i ngjan liderëve të botës së krimit. Çdo person, jo vetëm Berisha, kur ndodhet në kriza të tilla politike dhe morale, ata tregojnë të vërteta, njësoj siç tregon një i dehur. Lëvizja e tij ka qenë dhe është kundër drejtësisë. Tani është një shtet tjetër dhe praktikisht burgosja e Berishës është dëshmi se shteti mund të vendosë vullnetin e popullit mbi krimin.

Ndahet sot nga e kaluara e krimit shtetëror, por nuk do ishte realizuar dot siç nuk u realizua kur janë kryer krime të mëdha të Sali Berishës. Nëse Berisha lihet në arrest shtëpie, që është mase më e lehtë, ne do kemi një kalvar ecejakesh, sepse Berisha në arrest shtëpie do të tentojë të shkel prapë ligjin ose do të provokojë policët që do ta ruajnë, ose do të tentojë të krijojë dramë policëve që t’u ngelet në dorë. Do të tentojë të krijojë patjetër probleme. Masa për arrestimin e Sali Berishës është në favor të tij”, tha Çupi.

Për Çupin, izolimi i Sali Berishës është i domosdoshëm: “Ish-kryeministri është e domosdoshme që të ruhet ose në shtëpi ose në burg. Është e domosdoshme të ruhet stabiliteti i vendit. Izolimi i tij është i domosdoshëm”, tha ai.

Ai komentoi edhe protestën e thirrur nga Sali Berisha pra Kryesisë së Kuvendit, paralelisht me kohën kur nisi mbledhja e Këshillit të Mandateve. Në protestë nuk u pa aleati i tij Ilir Meta, dhe për këtë Çupi tha se kreu i PL-së donte të tregonte se është në rrezik për vete nga drejtësia.

“Ka shkëputjen totale nga Sali Berisha, sepse ai e di se nuk të çon askund Berisha përveçse në burg.  Donte të tregonte se është në rrezik për vete. Figurat që ishin në protestë janë farë e fisi i tij, por ajo që doja të thoja dhe dua të them, se mbështetja nuk konsiderohet më, sepse është e mbaruar. PD zyrtare më në fund ngriti stekën dha besueshmëri, sepse tregoi se di të ndahet nga një njeri i tillë. Ky është akti i dytë pasi Basha e përjashtoi atë. Qe një mbrojtje hileqare. Kërkesat, diskursi i gjatë jo prej profesionisti, thash e themet që sillnin, ata bënë propagandë dhe sot përfundimisht u shpua edhe tullumbacja e mbrojtjes së Berishës”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Nis nga Hysaj/ Rama pajis skuadrën e Kombëtares me pasaporta diplomatike: Ambasadorë të denjë të shtetit shqiptar

Nis nga Hysaj/ Rama pajis skuadrën e Kombëtares me pasaporta diplomatike: Ambasadorë të denjë të shtetit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In