• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çupi: Berisha-Meta peticion për të larguar ambasadën e SHBA, hera parë që ndodh pas 100-vjetësh. Mund të shpërthej një luftë…!

by Java News
25/04/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimet e prera të ambasadores amerikane Yuri Kim, ndaj Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, se nuk do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike nëse ai merr drejtimin e partisë, kanë përshkallëzuar deri në ekstrem reagimet e ish-kryeministrit.

Kështu thotë analisti Frrok Çupi, duke ju referuar një peticioni online, kundër ambasadores Yuri Kim, ku i kërkohet DASH, që diplomatja amerikane të ndalë ndërhyrjet në politikën e brendshme të vendit, konkretisht për zhvillimet në PD.

Për herë të parë pas 100 vitesh, tha Çupi i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së, gjë që nuk është thënë as në diktaturë, shtoi analisti. Për Çupin, kjo e çon në ekstrem luftën e mbështetësve në Sali Berishës dhe të Ilir Metës, pasi mund ta çoji deri në situatën e një lufte të armatosur mes militarëve dhe vetë përfaqësuesve të SHBA-në, vetëm e vetëm që këto të dy t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Tani më në fund pasi ambasadorja e SHBA u pozicionua qartë në raport me politikën e ardhshme të opozitës, e cila ka dy rrugë ose të ndërtohet si një grupim i qartë anti-amerikan, ose të shkëputet përfundimisht prej Sali Berishës. Në këtë moment erdhi një përshkallëzim tjetër, ku në vizionin tim është në ekstrem. Kërkohet largimi i ambasadores së SHBA-së, pra dmth kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së. Këto janë mbledhur për peticione për të dërguar letra në DASH. Është hera e parë që ndodh pas 100 vjetësh. As në periudhën e diktaturës nuk ka ndodhur kështu, ku nuk e pranoi ambasadën e SHBA. Këtu ndodh që është prezentë SHBA, ambasada, në fund të fundit është iniciatore disa iniciativave rajon-mbrojtëse në Shqipër, por ndërkohë kërkohet që të largohet përfaqësuesja e SHBA. Kjo e çon në ekstrem kërkesën e tyre, luftën e tyre, sepse e çon deri në situatën e luftës së armatosur.

Vetëm në rastin e situatës së armatosur, kur një shtet shpallet armik, vetëm atëherë mund t’i kërkohet SHBA të largojnë përfaqësinë nga Shqipëria. Kjo është shumë e koklavitur, duket sikur hajt se Saliu e bën, por ngrihen masa popullore për të bërë këtë, inkuizicioniste, në çdo moment mund të shpërthej një rrezik i madh në Shqipëri midis njerëzve të armatosur, midis militarëve me vetë përfaqësinë SHBA.

Situata në Shqipëri, për arsye të grupimit, Berisha-Meta, dhe mbledhjes së tyre në një në një front për ti shpëtuar drejtësisë, i vetmi qëllim është të luftohet SHBA si garantuese e drejtësisë në Shqipëri dhe i janë vënë në këtë front. Poshtë këmbëve tona në det ka dallgë shumë të mëdha. Atje po luftojnë pjesa që e ka shkatërruar Shqipërinë, drejtësinë, pjesa që ka vënë gishtin mbi plagë të Ballkanit dhe i ka trazuar. I gjithë ky grumbullim arkivor, po lufton kundër ndryshimit rrënjësor në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit”- tha Çupi për gazetarin Arbër Hitaj./m.j

Next Post
Drejt dekadës rozë: Një vit më parë, socialistët fituan mandatin e tretë por Rama kërkon akoma

Drejt dekadës rozë: Një vit më parë, socialistët fituan mandatin e tretë por Rama kërkon akoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In