• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuni i Fariut i mërzitur me Bashën, mbron Berishën: Kërkon të fshijë kujtesën politike. Dhe Nano kishte 3 vendime gjykate, PS nuk e largoi

by Java News
21/09/2021 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço ka akuzuar liderin e PD Lulzim Basha se po kërkon të fshijë kujtesën politike. Ai tha se sot në Kryesi dhe në parlament janë persona që nuk njohën ndërkohë që demokratët që u dhunuan nga pushteti u larguan befas.

“Partitë politike nuk janë momentale. Çdo vendim që kjo parti merr futet në atë që quhet kujtesa politike. Nëse kujtesën politike kërkon ta fshijë ky kryetar është krimi më i madh që mund t’i bësh. Ne kemi pasur këto vite opozitë shumë të vështirë.

Me protesta ku u janë hedhur gaz lotsjellësh grave dhe fëmijëve. Është një gjë të bësh opozitë pa imunitetin e deputetit dhe gjë tjetër të jesh deputet. Më kujtohet që kur jam arrestuar unë nuk shikoja të shkruara në mure datat e protestave të opozitës. Në ato dhoma kishin qenë të tjerë që protestonin me Bashën. Ne që u dhunuam, demokratët që u dhunuar befas zhduken dhe katapultohen njerëz që nuk njohën dhe sot kanë në kryesi. Ne kemi sekretarë që nuk ua njoh emrat. Është zonja Godole që nuk ka qenë asnjëherë në strukturë. Fshirja e kujtesës politike fshin meritokracinë. në parlament kemi deputetët që mbajtën mandatet kur ne i dogjëm”- tha Balliu.

Ai e ka konsideruar një tradhëti vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga Grupi Parlamentar i PD. Ai tha se ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës

“Kur Fatos Nano kishte 3 vendime gjykate socialistët e ndershëm nuk e larguan, nuk i thanë ik. Vendimi i Bashës është tradhëti absolute. Kur ky vendim doli ishte Basha i cili tha se këto janë akuza të ngritura në bazë të shpifjeve. Ke marrë një vendin, por e ke marrë në përputhje me statutin? Jo!. Nuk mund të marrës asnjë vendim. Partia është në shesh, Basha nuk është aty. Partia nuk është kryetari dhe deputetët, por anëtarsia. Ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës.

Nëse Basha ka thënë që po kërkohet të mblidhet një kongres antiamerikan atëherë është një turp dhe duhet të kërkojë falje. Jam i shqetësuar dhe i mërzitur që Basha nuk po i kthehet natyrës së politikanit të tij perëndimor. Mënyra autoritare që po i merr vendimet nuk funksionon në PD.   Nuk e kuptoj sulmin ndaj foltores së Berishës. Basha të na i tregojë se çfarë provash ka parë.  Nuk mund të ketë Lulzim Basha alergji nga vota. Nuk i shkon figurës së tij. Nëse largojmë kujtesën politike dhe Berishën na mbeten humbjet. Rama do shkatërrimin e PD”- tha ai.

Lidhur me takimet e ish-kryeministrit Balliu tha se po i japin energji dhe frymëzim të ri opozitës. Ai tha se në këtë foltore duhet të vijë edhe kryedemokrati Basha.

“Takimi me strukturat e PD i jep një frymëzim  dhe energji të re opozitës. Dhe në momentin e fundit të këtyre takimeve do të jetë koha për të dalë përballë me Ramën, një përballje e fortë dhe e ashpër ku do të fitojnë qytetarët. PD dhe lidershipi duhet të kuptojnë që kanë bërë gabim. Kryesia aktuale sot nuk e reflekton kujtesën politike dhe meritokracinë. Ne ndodhemi në një situatë kritike dhe në këtë foltore duhet të vijë çdo qytetar.  Edhe vetë Basha mund të ishte pjesë e kësaj foltore”- tha ai.

/m.j

Next Post
“Të heqim qafe Bashën”/ Qytetarja-Berishës: Konformizmi juaj është një formë korrupsioni, po e paguajmë ne!

“Të heqim qafe Bashën”/ Qytetarja-Berishës: Konformizmi juaj është një formë korrupsioni, po e paguajmë ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In