• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çunat” e Tikut hetime nga letrat anonime

by Java News
31/10/2017 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Artur Ajazi/

Sikur të mos mjaftonte çudia (apo skandali që i nxorri zbuluar profesionalisht) dhe habia e madhe e Prokurorisë me ish-ministrin e Brëndshëm për gjoja “nevojën urgjente të arrestimit tij” me të tjera bllofe po merren edhe prokurorët e Adriatik Llallës edhe në rrethe. Ajo që të bie në sy, është fakti se ka një situatë tensioni në zyrat e organit të akuzës pothuajse në të gjitha rrethet, dhe kjo duket tek nxitimi për të mbyllur “dosjet e vjetra” dhe nxitimi për të hapur dosjet e “reja”. Por këto të fundit bazuar jo mbi fakte por mbi llafe kafenesh, letrash anonime, apo sms të ardhura nga “fronti i bashkuar opozitar”.

Organi i akuzës në çdo rast, e ka detyrim ligjor të nisë hetimi dhe procedim penal ndaj kujdo që akuzohet dhe denoncohet publikisht me fakte konkrete, dhe jo mbi thashetheme dhe inate personale nga individë që e kanë humbur pushtetin, të veshur me mantelin e ligjvënësit. Të paktën në dy rrethe, Durrës dhe në Elbasan, “çunat” e Tik Llallës prej disa javësh kanë nisur paralelisht me mbylljen e “dosjeve të vjetra”, edhe hapjen e dosjeve të reja, të cilat po mbushen me emra zyrtarësh, drejtuesish dhe biznesmenësh të vjela nga letrat anonime , si dikur bënte Hetuesia e Degës së Punëve të Brëndshme.

Dhjetra emra drejtuesish dhe zyrtarësh, janë në listën e “çunave” të Tik Llallës në rrethe, duke nisur ndaj tyre procedimin penal (fillimisht verbal) të bazuara mbi gënjeshtra dhe sajime. E ndërsa “dosjet e vjetra” ishin të mbushura prej vitesh me skandale financiare dhe abuzime të padëgjuara nga ata që kanë drejtuar dhe qeverisur vendin deri në 2013, duket se për dosjet e reja letrat anonime dhe sms-të, po kthehen në lëndë e parë për t’ju sulur jo fajtorëve realë, por në fakt njerëzve të kryeministrit. De facto dhe de jure, Prokuroria ka nisur (paligjshmërinë) betejën e fundit duke përdorur në mënyrë abuzive ligjet dhe Kodin Penal. Dhjetra emra drejtuesisht dhe zyrtarësh, janë vënë në gjendje alarmi dhe arresti, duke u njoftuar nga persona të tretë për “denoncime, akuza, hetime”.

Kjo situatë e rënduar terrori psikologjik mbi njerëzit e kryeministrit, ka ardhur menjëherë pas dështimit me arrestimin e ish-ministrin e Brëndshëm. Duket se porositë janë të qarta “nisni hetime mbi çdo drejtues socialist, mbi çdo zyrtar të qeverisjes edhe në rrethe, mbi çdo biznes që ka përkrahur PS në zgjedhje”. Dhe lista është e gjatë, e mbushur me emra që në dy palë zgjedhje kanë sfiduar “delegatët” e Lulit, emrat e listës së tij që vetëm kandidate të besueshëm nuk ishin në popull. Atë që nuk e bëri Luli me listën e vet, duket se po e bën Tiku me “çunat” e tij, me ata që vetëm dosje penale për të korruptuarit nuk kanë hapur dhe hetuar kurrë në rrethe, me ata që të korruptuarit realë nuk i kanë dërguar kurrë para trupit gjykues. Në Inspektaratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, prej ditësh kanë nisur të shkojnë shtesa të reja nga Brukseli, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të Vettingu-t. Kjo pas një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet BE dhe autoriteteve shqiptare mbi nisjen e procesit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Shkresat zyrtare, kanë detaje të rëndësishme që kanë të bëjnë me verifikimin e pasurisë të disa prokurorëve më të përfolur të vendit dhe një grupi politikanësh. Të dhënat e fundit që kanë ardhur në ILDKPI, konsiderohen si “thesare”, pasi flasin edhe mbi krerët e organit të akuzës në qendër e rrethe, dhe lidhjet e tyre të hershme me segmente të politikës. Sipas informacioneve të ardhura, mësohet se ka mospërputhje të pasurisë së dhjetra prokurorëve, pasi një pjesë e saj nuk është deklaruar zyrtarisht nga ata . Ndoshta ka ardhur momenti, që Vetting-u të zbulojë jo vetëm pasuritë e “çunave” të Tikut, por edhe arsyet e zvarritjeve dhe mbylljeve të dosjeve të vjetra që nuk u hetuan kurrë, apo dhe dosjeve të “reja” që po hapen me porosi nga “fronti i bashkuar opozitar”.

Next Post
Braçe ironizon me Blushin e i kujton firmën për plehrat e Bechettit: Dëshmo në gjyqin që ka hapur ndaj Shqipërisë

Atë që s'e bën opozita, e bën vetë pozita, Braçe thërret në interpelancë Niko Peleshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In