• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çuko do të transferonte vrasësin me pagesë?

by A R
21/10/2018 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BalkanWeb ka mësuar se cili ishte i dënuari për të cilin ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, mori para për ta transferuar.

Burimet bëjnë të ditur se Arben Cuko mori një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të Olsi Karagjozit. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kush është Olsi Karagjozi

Olsi Karagjozi qëllonte biznesmenët, paguhej nga rivalët. Shënjestra e tij kanë qenë kryesisht biznesmenët dhe sipërmarrësit e mesëm. Ka kryer pesë atentate ndaj tyre, por asnjërin nuk e ka vrarë. Sulmet me armë dyshohet se janë paguar nga kundërshtarët e të dëmtuarve, ndërsa janë vënë në zbatim nga i akuzuari për pesë tentativa vrasjesh dhe një grabitje. Olsi Albert Karagjozi, 36 vjeç, lindur e banues në Laprakë, i njohur edhe me nofkën “Olsi i Qamiles”.

I dyshuari për serialin e ngjarjeve është vënë në pranga nga policia e Tiranës pas një hetimi disamujor më 12 janar 2013. Ndaj tij ishin lëshuar disa urdhra kërkimi nga policia dhe nga gjykata për shkak të krimeve në të cilat ishte implikuar.

Seriali i atentateve

Ngjarja e parë për të cilën është akuzuar Karagjozi ka ndodhur më datë 16 dhjetor të vitit 2010 në Tiranë. Sipas hetimeve, për motive të çastit, 36-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. Guçe, duke e plagosur rëndë atë. Për këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës që në vitin 2012 ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ngjarja e dytë për të cilën akuzohet “vrasësi me pagesë” ka ndodhur më datë 10 shkurt 2011 në Paskuqan, Tiranë. Sipas Policisë, për motive të dobëta, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. Skana, duke e plagosur rëndë atë.

Për këtë ngjarje Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për konsumim të veprës penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Seriali vazhdon me ngjarjen e ndodhur më 7 dhjetor 2012 në Prezë të Tiranës. I akuzuari dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit G. Ciku dhe E. Ziri, duke i plagosur rëndë ata në trup. Kjo ngjarje ka qenë në hetim nga Policia e Tiranës për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Next Post
VIDEO / Kush është “Babalja” i vërtetë, që Albert Veliu i ka prishur punë

VIDEO / Kush është “Babalja” i vërtetë, që Albert Veliu i ka prishur punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In