• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çuditë shqiptare me statujat dhe një hero i javës në Kosovë”

by Java News
05/12/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ibish Neziri

Ngjarjet e javës në Kosovë parë me syrin e një mërgimtari.

I
Çuditë shqiptare nuk kanë fund. Ajo që ndodhi më 28 nëntor me gazetën Lëvizja më kthej prapa në vitet 1998-1999.
Atë kohë isha redaktor përgjegjës i emisionit në gjuhën shqipe të Radio Kanalit K në Aarau të Zvicrës.

Shpesh më thërriste në bisedë drejtuesja e radios G.R. për t’më „çortuar“ për shkak të „kepërdorimit të valëve“ nga se përmes valëve të kësaj radioje, si thonte ajo, „po e përkrah luftën dhe po bënë thirrje për ta ndihmuar atë“. Kur unë filloja të sqarohesha dhe natyrisht ta mbroja politikën redaktuese të emisionit në gjuhën shqipe, më ndërpriste duke më thënë: „Ibish, asnjë fjalë të vetme në gjuhën shqipe nuk e di. Vendasit tuaj po raportojnë!“

Po tani çfarë ndodhi vallë, kush raportoi të pavërteta të Facebook-i që e pamundësoi shpërndarjen përmes tij të gazetës Lëvizja „ende pa dalur mirë nga furra“?

Edhe pse nuk kishte asgjë që mund të binte ndesh me asnjë rregull, pas çdo përpjekje për ta plasuar në Fb, vinte përgjigja: „Gabim, mesazhi i juaj nuk mund të dërgohet sepse ka përmbajtje që njerëzit tjerë në Facebook e kanë raportuar si abuzive“.

Edhe përmes mesengerit nuk mund të dërgohej.

Këtë e kuptova, por nuk e kuprova cila qe përmbajtja abuzive e gazetës.

II
Çfarë mund të thuhet për dy dhuratat që iu bënë prizrenasve në ditën e flamurit dhe festave tjera të 28 nëntorit?
Para bukur do vjetëve, valltari i njohur Besim Zekthi ndër të tjera tha: „Na erdhi një shkresë nga vet Enver Hoxha përmes së cilës udhëzoheshim të kishim kujdes se kujt ç’rol i japim, në mënyrë që të mos i shpërfytyrojmë heronjët!“

Thënë me një fjalë prizrenasit morën dhuratë për festat e nëntorit dy shpërfytyrime të pakërkundshoqe të dy prej figurave nga më emblematiket e historisë sonë të vjetër e të re, shpërfytyrimin e Gjergjit dhe Ademit dhe pastaj edhe porosinë që të mos shqetësohemi se „askush nuk ia ka prerë kërthizën Gjergjit për ta ditur se si është dukur.“

III
Java e parë e dhjetorit filloi me të njëtat tema ashtu si përfundoi ajo e fundit e nëntorit. Paketa për rimëkëmbjen, e cila pas zvarritjeve nëpër parlament për muaj të tërë, arriti më në fund pas ku me ditë se çfarë pazaresh të kontrabandohet dhe votohet dhe çështja e zgjedhjes së presidentit, qoftë edhe me vota hua, veresie apo ndoshta edhe me lekë në dorë. Me rëndësi të mos mbetemi pa president, por më e mira e të gjitha të mirave e për hatër të vendit, do të ishte që presidenti t’i kthehet popullit, të zgjedhet nga populli e jo përmes pazareve politike joparimore e votave hua apo veresie!

Për çështjen e nderit që iu bë Haxhi Shalës për votën pro qeverisë Hoti, është e tepërt të diskutohet. Ambasadat dhe konsullatat i kanë mbushur vëllezërit e motrat, baxhanakët e baxhanakeshat kunetërit e kunatat e parlamentarëve dhe pushtetarëve. Edhe kjo çështje votash hua.

IV
Duket se ndër më të lodhurit e qeverisë së lodhur Hoti është zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Ai nuk është lodhur nga puna, për të cilën aq shumë vendi ka nevojë dhe aq shtrenjt e paguan, por është lodhur nga ankesat e familjarëve të të pagjeturve, të cilët madje edhe i fyu rëndë, ndonëse dje a pardje i bëri një kërkimfalje të lodhtë Saranda Bogujevcit, të mbijetuarës së njërës prej masakrave të shumta që ndodhën në Kosovë, masakrës së 28 marsit të vitit 1999 në Podujevë.

Dhe kjo fyerje nuk kishte të bënte vetëm me Sarandën. Ajo prekte secilen e secilin që i mungon djali apo vajza, vëllai apo motra, nëna apo babai, shoku apo miku. Na fyu të gjithëve dhe mbetja e tij në qeveri nuk mund të jetë tjetër pos shpërblim për fyerjen që na e bëri.

Ai do të duhej dorëhequr por atij i mungon guximi për një akt të till, i mungon ndjenja dhe dinjiteti njerëzor, pa dyshim, po ku është morali i partisë që nuk e ndërron, ku është morali i kryeministrit që nuk e shkarkon?
Po heshtja jonë?

V
Heroi i javës po na del të jetë Bajram Gashi. Ai ndryshoi deklaratën para Gjykatës duke thënë se Etem Arifi është i pafajshëm dhe se më herët ka gënjyer për të.

Kjo ndodhi në kohën kur Kushtetuesja filloi shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e vlefshmërisë së votës së Etem Arifit në zgjedhjen e qeverisë Hoti.

Duket se qeveria Hoti do të shpëtoj, ndërkaq dënimin do ta marrë Bajram Gashi. Se ç’çmim do t’i paguhet për këtë heroizëm Bajram Gashit, vështirë të qëllohet, por se 24 orëshi i tij, nëse shkon në burg, me siguri se do të paguhet shumë më shumë se 17 euroshi për ish – të burgosurit politikë shqiptarë.

IV
241 të vrarë e masakruar në Krushë në fundmarsin e vitit 1999 nga ushtria e milicia serbe. Darko Tasiqit, i dënuar me 22 vjetë burg për këtë masakër, dënimi iu përgjysmua.

Krushjanët shkuan në Prishtinë për të protestuar para Gjykatës së Apelit për shkak të zbutjës së këtij dënimi. Gjyqtari Hasan Shala doli dhe i ftoi nja 10 veta që të futen brendë për të biseduar, por krushjanët me të drejtë e refuzuan duke i kërkuar që të bisedojnë jashtë: “Jo brenda. Me popull bisedo jashtë. A e ke ftohtë a?- i thanë”.

„Jo unë s’e kam ftohtë hiç, për atë dola jashtë. Nëse doni në këtë mënyrë me bisedu me mua, atëherë unë vetëm ju përshëndes. Qetash brenda një ore ka me u publiku aktgjykimi…. Asnjë gjë s’ka me qenë jotransparente”, tha kryetari i Apelit, ndërkohë që një protestues tha se në protestën e radhës do ta djegin gjykatën.

Se a i del flaka apo jo Gjykatës së Apelit nuk ka asnjë rëndësi. Ajo tani më u dogj, jo nga krushjanët, por nga vetë kryetari Hasan Shala.

Next Post
Qeveria rishikon buxhetin, parashikon bonus në fundvit për të moshuarit

Qeveria rishikon buxhetin, parashikon bonus në fundvit për të moshuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In