• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çuditë e shpenzimeve kapitale në buxhetin 2016

by A R
03/12/2015 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i detajuar i shpenzimeve kapitale për kryeministrinë ka të parashikuar 102 milionë lekë (rreth 720 mijë euro) për SNRAP. Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se SNRAP është draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020, ku në bazë është depolitizimi i administratës, zbatimi i legjislacionit dhe zbatimi i konkurseve meritokratike.

Rreth 6 milionë lekë (42 mijë euro) janë parashikuar në buxhetin e shtetit 2016 për “Studime për potencialet e investimeve në Shqipëri, po në zërin e shpenzimeve kapitale, financim i brendshëm, te Ministria e Ekonomisë.

Një tjetër Projektstudimor “Zhvillimi i turizmit të spa -ve në vendburime termale” ka një fond prej 14 milionë lekësh (rreth 100 mijë euro). Edhe Projekti studimor “MICE” (turizmi i konferencave: Meetings, Incentives, Conferences, and Events) ka të parashikuar një buxhet prej 15.4 milionë lekë.

Projekti kombëtar E‐Turizmi ‐Krijimi i Portalit të turizmit Shqiptar (prezanimi Shqiperise turistike online dhe të mënyre të integruar me sistemet e tjerë) kërkon 3 milionë lekë.

Zgjerimi i gamës së koncesionave ka bërë që të akordohen 11 milionë lekë për një “Sistem Online kombëtar për Koncsesionet, administrimin e tyre, ndjekjen e procedurave online, skeda e të dhënave, historiku, lejet dhe shërbimet në lidhje me koncesionet”.

Për zhvillimin e turizmit janë parashikuar 40 milionë lekë për zërin “inovacione teknologjike”.

Ndërsa është “lëshuar dora” për fondet e projekteve e sudimeve, fondet direkte për sipërmarrjet si për “Biznese të mbështetura me Fondin Start-up”, “Mbështetje biznesit kreativ” dhe Projekt “Per grate sipermarrese” janë nga 10 milionë lekë secili!

20 milionë dollarë për asistencë teknike, rikonstruksione dhe mobilim zyrash

Qeveria do të përdorë rreth 20 milionë dollarë nga fondi i investimeve publike të vitit që vjen për asistencë teknike, rikonstruksione dhe mobilim zyrash për administratën qendrore. Sipas projekteve të detajuara të shpërndarjes së fondit të investime, nga Ministria e Ekonomisë 2 miliardë e vlerës totale të zërit të investimeve prej 59 miliardë lekësh do ti dedikohen përmirësimit e cilësisë në ambienteve të administratës dhe projekteve te asistencës teknike që kanë lidhje me trajnimin e administratës publike.

500 mln lekë për asistencë teknike

Shpenzimet për asistencë teknike të përfshira në shpenzimet kapitale të vitit 2016 janë rreth 4.8 milionë dollarë ose 0.5% e totalit të investimeve. Janë dy projekte “Asistence stafi për projektin ” Rimëkëmbja e sektorit energjetik” që kushtojnë 45 milionë lekë. 144 milionë lekë të tjera do të kushtojnë projektet për përmirësim i menaxhimit te financave publike dhe përmirësim i kapaciteteve të administratës fiskale. Asistenca teknike nga fondet e IPA e përllogaritur si shpenzim kapital përfshin një vlerë prej 183 milionë lekësh.

Rikonstruksionet 1.1 miliardë lekë

Për përmirësimin e ambienteve në Presidencë do të përdoren këtë vit 15 milionë lekë nga buxheti i vitit që vjen. Një vlerë e madhe prej 35 milionë lekësh do të përdoren për rikonstruksion i zyrave të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit) , për ambientet e të cilit edhe më parë janë investuar shuma të mëdha. Ndërsa rreth 170 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e ambienteve të gjykatave në disa rrethe. Ministria e Arsimit do të shpenzojë 101 milionë lekë për rikonstruksion ambientesh, Ministria e Jashtme 75 milionë lekë dhe Ministria e Brendshme rreth 120 milionë lekë. Ministria e Financave do të shpenzojë për përmirësimin e ambienteve të saj 91 milionë lekë. Më shumë se 30 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e ambienteve të vilave qeveritare dhe 100 milionë lekë për ministrinë e Zhvillimit Urban

Mobilimi i zyrave 335 mln lekë

Në buxhetin e vitit 2016 në zërin e shpenzimeve kapitale do të shpenzohen rreth 3 milionë dollarë për mobilimin e zyrave të institucioneve publike në vend. Vetëm ministria e Ekonomisë dhe institucionet në varësi të saj do të përdorin 30 milionë lekë vitin që vjen për mobilimin e ambienteve. Ministria e financave do të shpenzojë 68 milionë lekë, ministria e Brendshme 80 milionë dhe Shërbimi informativ 30 milionë lekë. Ministria e Mjedisit do të shpenzojë për zyrat 10 milionë lekë. Prokuroria rreth 32 milionë lekë dhe gjykatat rreth 35 milionë lekë. Monitor

monitor_asistenca-teknike monitor_mobilim-zyrash monitor_rikonstruksionet-sipas-godinave

Next Post

Arrest shtëpie? Armando Prenga shkel vendimin e gjykatës del 3 herë në takime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In