• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Çudit nipi i Prek Calit: Gjyshi im liroi Enver Hoxhën nga burgu

by A R
18/09/2017 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk më ka shkuar mendja kurrë se ka shqiptar që e shemb kullën e vjetër të gjyshit tim”. Veç nëse janë çetnikët e Serbisë të një kohe më parë, por se e bëjnë shqiptarët, s’do e kisha besuar kurrë”.

Kështu deklaroi për “Gazeta Shqiptare”, nipi i Prek Calit, Ndue Ndreshaj, pas shembjes së kullës së vjetër të gjyshit të tij në Vermosh të Malësisë së Madhe. 90- vjeçari Dreshaj tregon se shtëpia është lënë në harresë dhe më pas është prishur vetvetiu dhe se tani e ndihmuan dhe e prishën krejt. Ndue Dreshaj është djali i Ages.

Kjo e fundit është vajza e vetme e Prek Calit. 90- vjeçari shprehet më tej për gazetën se nuk është Bashkia Malësi e Madhe, ajo që ka shembur kullën historike të gjyshit të tij, ndërsa nuk bën akuza për persona të tjerë që kanë gisht në këtë gjë, apo të japë emra se kush mund të jenë autorët e shembjes së kullës.

“Unë e kam shumë të afërt Prek Calin. Vajza e tij është nëna ime, pra ai është gjyshi im. Unë jam trashëgimtari më i afërt i Prek Calit, sepse jam nipi i tij. E mora vesh dhe jam shumë i mërzitur për atë që ka ndodhur. Ndjehem keq, sepse po të ishte një kohë tjetër, ndryshe do ishte folur. Kjo është fatkeqësi. Ndjehem keq, por s’kam çfarë bëj. Jo, nuk kam qenë aspak në dijeni për shembjen e saj.

S’ma ka marrë mendja kurrë se e prish kush atë shtëpi dhe s’më ka shkuar mendja se ka shqiptar që e shemb. Veç nëse janë çetnikët e Serbisë të një kohe më parë, por se e bëjnë shqiptarët, s’do e kisha besuar kurrë.

Shtëpia është lënë në harresë dhe më pas është prishur vetvetiu dhe tani e ndihmuan dhe e prishën krejt. Nuk kam dijeni se kush e ka prishur. S’jam dakord aspak se mund ta ketë prishur bashkia.

Veç nëse është bashki e marrë, e çmendur dhe antishqiptare, se ndryshe s’ka se si. Nuk besoj se e ka prishur bashkia, nuk ka si të ndodhë kjo”, tregon Ndue Ndreshaj.

90- vjeçari sqaron se Prek Cali ka qenë i fshehur kur në janar të 1945 në Kelmend janë vrarë 36 partizanë dhe se nuk është gjyshi i tij, ai që i ka vrarë siç akuzohet.

“Prek Cali është një hero për Shqipërinë, që luftoi për kufijtë shqiptarë, për t’i mbrojtur. Kam qenë 16 vjeç kur e kanë vrarë gjyshin tim.

E mbaj mend. Kishte dëshirë të përzinte shkijet (serbët) dhe të zgjeronte sa më shumë dhe të mbronte kufijtë e Shqipërisë.

Prek Cali nuk ka vrarë asnjë partizan dhe askënd tjetër.

E mbajtën të lidhur për disa ditë në Shkodër në burg dhe më pas e mbyti Beqir Balluku dhe Mehmet Shehu me shokët e tyre komunistë.

T’i dorëzohej Prek Cali Enver Hoxhës nuk e di nëse do e mbyste apo jo Enveri, sepse Prek Cali ka qenë në burg me Enver Hoxhën.

Kur i doli gjyshit tim lirimi, ai tha ‘jo, nuk largohem pa u liruar edhe Enver Hoxha, kanë qenë në një burg jashtë Shqipërisë’.

U lëshua edhe Enver Hoxha pas kësaj kërkese të gjyshit tim. Kur janë vrarë partizanët, gjyshi im ka qenë në Vermosh, në shpellë i fshehur. Është fshehur, se ndryshe do e vrisnin partizanët.

Enver Hoxha e tradhtoi idealin e Prek Calit, ndërsa gjyshin tim e pushkatuan pa shkuar fare në gjyq.

Enver Hoxha ka shkruar edhe libra për Prek Calin. Prek Cali u ka thënë malë- sorëve që të mos vritet askush dhe të mos bëhen luftëra mes shqiptarëve.

Gjyshit i erdhën me flori pafund serbët për ta shitur tokën e bjeshkëve të Vermoshit, por këtë nuk e pranoi asnjëherë

Po të kem unë mundësi edhe 100-katëshe e bëj, por po të bëhet e re gjithsesi e humb vlerën e kullës së vjetër.

Shteti po të kishte dashur, do e kishte rikonstruktuar, por nuk e di pse nuk e kanë bërë.

Disa herë kam kërkuar që kulla e gjyshit tim të rindërtohej për të mos humbur vlerat, por s’e ka bërë kush këtë gjë. Shembja është një vrasje e dytë për Prek Calin.

Asgjë nuk do të ndodhë më aty pa ardhur njëherë dhe pa folur me ne. Duhet që të diskutojnë me ne, të na marrin leje, të biem dakord dhe më pas të shohim se çfarë bëhet. Ndryshe nuk do të lejojmë asnjë lloj ndërtimi”, thekson nipi Prek Calit. /b.d

Next Post
Amerika, mund ta mbyllë ambasadën në Kubë

Amerika, mund ta mbyllë ambasadën në Kubë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In