Disa njerëz janë gjithmonë në ‘disponim’. Por të tjerët nuk janë. Dhe mos dëshira për seks mund të jetë një problem në marrëdhënie.
Megjithatë, ekziston një mënyrë e thjeshtë e cila do t’ju bëjë të ‘kërceni’ në shtrat me partnerin tuaj menjëherë.
Sipas neuroshkencëtares Dr. Nicole Prause, mënyra konsiston me “mashtrimin” e vetes se nuk mund t’i rezistoni partnerit, transmeton Gazeta Express.
“Të flasim në përgjithësi, nëse norma juaj e zemrës është e rritur dhe e shihni partnerin, keni më shumë gjasa të “pretendoni” se po ndjeni kënaqësi si partneri juaj – edhe nëse nuk jeni duke ndjerë”, tha ajo për The Times.
Ajo rekomandon gjithashtu që t’i dërgoni mesazhe seksuale njëri-tjetrit edhe kur jeni në punë. “Të bëheni seksual dhe të flisni për fantazitë seksuale. Kjo mund t’ju ndihmojë që të filloni”, tha ajo. /b.d